Shkolla e Mesme - UBT

Alban Hyseni viziton Preshevën, pritet nga kryetarja Ardita Sinani – paralajmërohet thellim i bashkëpunimit ndërmjet dy komunave

Alban Hyseni viziton Preshevën, pritet nga kryetarja Ardita Sinani – paralajmërohet thellim i bashkëpunimit ndërmjet dy komunave

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Preshevë, ku është pritur në takim nga kryetarja e kësaj komune, Ardita Sinani. Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit institucional dhe të lidhjeve të veçanta që bashkojnë Gjilanin dhe Preshevën.

Gjatë këtij takimi, dy përfaqësuesit institucionalë kanë diskutuar për mundësitë e zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy komunave, koordinimin institucional, realizimin e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimin e përvojave në fusha me interes të ndërsjellë.

Vëmendje e veçantë iu kushtua identifikimit të iniciativave konkrete që do të kontribuonin në zhvillimin ekonomik, institucional dhe shoqëror, si dhe në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të të dy komunave.

United Hospital

Me këtë rast, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, e uroi Ardita Sinanin për rezultatin e zgjedhjeve të fundit, duke i dëshiruar suksese në vazhdimin e angazhimit të saj në shërbim të qytetarëve të Preshevës dhe shqiptarëve të Luginës.

Hyseni theksoi se Gjilani dhe Presheva nuk i bashkon vetëm afërsia gjeografike, por edhe historia e përbashkët, lidhjet ndërnjerëzore, vlerat dhe synimet e përbashkëta. Ai ritheksoi se Gjilani do të mbetet pranë Preshevës, duke shprehur gatishmërinë për të mbështetur iniciativa që forcojnë bashkëpunimin dhe lidhjet ndërmjet dy komunave.

Në përfundim të takimit, kryetari Hyseni falënderoi kryetaren Sinani për mikpritjen dhe gatishmërinë për ta shndërruar bashkëpunimin institucional në projekte dhe iniciativa konkrete, në interes të qytetarëve.

Takimi në Preshevë përçon mesazhin e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy komunave shqiptare, me synimin që lidhjet historike dhe shoqërore të mbështeten edhe përmes partneritetit institucional dhe projekteve zhvillimore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.