Hidromorava

Ernest Luma: U largova për shkak të presionit të madh në AAK

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Tashmë ish-zëdhënës për media i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma, ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se largimi i tij ka ardhur si pasojë e zhvillimeve të fundit.Ai ka thënë se reagimet ndaj tij janë më shumë “show”, sesa të arsyeshme.

“Konsideroj se kam pasur të drejtë, sepse ai urim është tradicional për myslimanët që shkojnë në haxh”, ka thënë Luma, i cili në profilin e tij në Facebook, për haxhilerët kishte thënë: “Shkofshi e mos u kthefshi”!

“Zhvillimet e fundit janë arsye e largimit tim nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. U bë presion i madh edhe nga portale të ndryshme. Ka pasur një mosdakordim dhe një klimë jo të mirë dje dhe sot në AAK”.

Luma ka thënë se edhe pas largimit të tij nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të vazhdojë të ketë miqësi me kryetarin e partisë, Ramush Haradinajn.

“Raportet e mia me z. Haradinaj vazhdojnë edhe pas këtij momenti, por Aleanca është në një situatë tjetër – në raportin e saj me media dhe me qarqe të caktuar të shoqërisë. Qëndroj në atë se kam pasur të drejtë”, ka thënë ai, duke aluduar në deklaratën e tij e dhënë për haxhilerët e sivjetmë.

ARKATANA

Sipas tij, Ramush Haradinaj është një lider me vizion të qartë, që ka kaluar shumë padrejtësi dhe sfida.

“Me Aleancën më bashkojnë 99 gjëra dhe dallojmë vetëm në një – këtë të fundit”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk do të distancohet nga deklarimet e tij dhe do t’i mbrojë ato. “Nuk kam bërë asnjë gabim dhe asnjë mëkat. Partia ka reaguar me kumtesë. Është qëndrim i atyre që i bëjnë politikat në parti – ata mund të kenë të drejtë, por edhe unë kam pasur të drejtë. Po të ishim të gjithë dakord nuk do të kisha dhënë dorëheqje, por ka pasur mopajtim”.

Luma shprehet se ende nuk e di nëse do të kthehet ndonjëherë në AAK, apo jo.

“Never say never” (Kurrë mos thuaj kurrë), ka thënë Luma, duke përdorur maksimën angleze.

“Megjithatë, Aleanca është pjesë edhe e kontributit tim. Nëse nesër është në Qeveri, aty do të jetë edhe për shkak të viteve të mia”, ka thënë ai. /Klan Kosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.