Mobi Casa

Hillary Clinton, viziton shtëpinë e milionerit shqiptar: Ja për çfarë po e kritikojnë mediat!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

New York Post po akuzon kandidaten për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, për vizitën që ia ka bërë asaj që quhet Shtëpia e Bardhë në Staten Island, pronë kjo e Selim “Sal” Rusit nga Dibra e Madhe.

Kjo shtëpi ishte pronë e mafiozit Paul Castellano, ndërsa u ble nga Rusi më 2000 për 3.1 milionë dollarë.

Takimi në këtë shtëpi u bë për mbledhje fontesh. Rusi premtoi se do ta ndihmojë Hillaryn, pasi babai i tij mbështet atë dhe burrin e saj Bill që i ndihmoi shqiptarët e Kosovës gjatë vitit 1999, transmeton Telegrafi.

Uji Dea

Rusi pritet të mbledh 100 shqiptarë të New Yorkut që do të mbajnë fjalim me Clintonin dhe do të pozojnë për foto.

“Lidhja shtëpi për krimin nuk mbaroi me vdekjen e Castellanos”, akuzon kjo gazetë.

Por, zëdhënësi i Clintonit, Robert Zimmerman, anëtar i Këshillit Nacional Demokratik që ishte në takim me Rusin, demanton: “Shtëpia e Sal Rusit nuk ka lidhje me Paul Castellanon. Kjo shtëpi ka lidhje me Castellanon aq sa ka Graceland”, ka thënë ai, duke iu referuar shtëpisë së Elvis Presleyt në Memphis. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.