Përpjekjet e hershme për të mësuar në gjuhën shqipe
Nga Sami Arifi – Përpjekjet e hershëm për të shkruar në gjuhën shqipe u gjendën te Guliam Adam, Peshkop frang 1332; Pal Engjēlli-“Formula e Pagëzimit” 1462; Gjon Buzuku- “Meshari” 1555; “Çeta e Profetëve”-Pjetër Bogdani-Poezi, shqip, në vitin 1685, Romanin e parë shqip e shkroi “Vakina e Kishës”, 1888; Macha e Turkisë-1902 nga Dom Ndoc Nikaj.
Pastaj romani në gjuhën shqipe shpesh lidhet me veprën “Bardha e Temalit” (ose E bardha e Temalit) nga Pashko Vaso (Wassa Efendi), e cila u botua në frëngjisht në Paris më 1890, e tjera. Me përpjekjet e pandalshme të Rilindëseve u hap shkolla e parë shqipe në Korçë, më 7 mars të vitit 1887, në shtëpinë e ofruar për mësimdhënie nga Diamanti Terpo.
Kjo ditë quhet Dita e Mësuesit, ndërsa vendi ku mësuan nxënësit quhej Mësonjëtorja e Shkollës Shqipe, e cila ishte, me fizionomi kombëtare dhe laike në qytetin e Korçës. Rilindësit, vëllezërit Frashëri, Naimi e Samiu e të tjerë, morën leje nga pushteti osman për hapjen e shkollës shqipe, duke e mundësuar financiarisht funksionimin e shkollës nga mërgata shqiptare e Rumanisë, përmes Shoqatës Drita në Bukuresht që të funksionojë Mësonjëtorja Shqipe.
Shqiptarët e Stambollit vendosën që drejtor i shkollës të ishte Pandeli Sotiri, mirëpo Patriarkana e Stambollit refuzoi që gjuha shqipe të mësohet në shkollë te komuniteti shqiptar ortodoks. Pandeliut iu desht ta linte Korçën kështu që administrimi i kaloi Petro Nini Luarasit.
Në vitin e parë u regjistruan 200 nxënës të besimit mysliman e krishter, por që në vitin 1888 ra numri i nxënësve në 100 të krishterë dhe 60 myslimanë. Shkolla u mbyllë nga pushteti osman në vitin 1902, kështu vazhduan përpjekjet, dy mësuesit ranë në përjetësi për shkollën shqipe, njeri nga osmanët, tjetri nga grekët, por përpjekjet asnjëherë nuk u ndalën, shkolla hapej e mbyllej, madje, edhe mësonjëtorja për femra ishte hapur, për të cilën dhanë kontribut mjaft të çmuar Gjerasin Çiriazi me motrën e tij, Sevastije Çiriazi, përpjekjet ishin të pandalshme derisa edhe Shqipëria u pavarësua…/rajonipress/

