Ecohigjiena

Tri vite përballje ligjore, Dua Lipa mbyll një kapitull të rëndësishëm

Tri vite përballje ligjore, Dua Lipa mbyll një kapitull të rëndësishëm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka mbyllur një tjetër çështje gjyqësore që lidhej me një nga hitet më të suksesshme të karrierës së saj, “Levitating”.

Sipas agjencisë Reuters, artistja dhe muzikanti Bosko Kante kanë rënë dakord t’i japin fund procesit gjyqësor për të drejtat e autorit, i cili kishte nisur në vitin 2023.

Kante kishte pretenduar se pjesë nga performanca e tij muzikore ishin përdorur pa autorizim në tri versione të ripërpunuara të këngës së famshme.

Uje Dea

Megjithatë, pas më shumë se tri vitesh, palët kanë kërkuar zyrtarisht mbylljen e çështjes në një gjykatë federale në Los Angeles.

Sipas dokumenteve gjyqësore, padia është tërhequr përfundimisht dhe nuk mund të paraqitet sërish për të njëjtat pretendime.

Detajet e marrëveshjes mes palëve nuk janë bërë publike, ndërsa nuk dihet nëse ajo përfshin ndonjë kompensim financiar.

Kujtojmë se “Levitating” është një nga këngët më të suksesshme të Dua Lipës, e cila ndër vite është përballur edhe me pretendime të tjera ligjore për të drejtat e autorit të këtij hiti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.