Hidromorava

Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi mori pjesë në Forumin e 25-të Ekonomik në Poloni

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi mori pjesë në punimet e Forumit të 25-të Ekonomik, i cili i zhvilloi punimet në Poloni, me ftesë të drejtuesve të këtij forumi.

Forumi Ekonomik është një nga ngjarjet më të rëndësishme ekonomike në Evropën Qendrore, që për 25 vjet ka qenë një vend diskutimi i krerëve më të lartë shtetërorë të Evropës dhe më gjerë.

Forumi i 25-të, që i zhvilloi punimet në qytetin Krynica, mblodhi liderë botërorë, presidentë e kryeministra shtetesh, ministra e drejtues kompanish e institucionesh të tjera prestigjioze nga e gjithë bota.

Në paraqitjen e tij para pjesëmarrësve të Forumit, rektori Hajrizi foli në temën “Kontributi i inovacionit në zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm”, në të cilën, përveç të tjerash, paraqiti përvojat dhe kontributin që jep UBT në Kosovë dhe në rajon, si një institucion prijatar në fushën e hulumtimit dhe inovacionit.

Mobi Casa

Në forum mori pjesë edhe Ardian Emini, drejtor për çështje akademike në UBT.

Tema e forumit të sivjetmë ishte “Drejt një Evrope të qëndrueshme. Strategjitë për të ardhmen”, gjatë trajtimit të së cilës pjesëmarrësit paraqitën qëndrimet dhe idetë lidhur me çështjet ekonomike, politike e sociale, përmes diskutimit, raporteve dhe debatit.

Në margjina të forumit, Rektori Hajrizi zhvilloi një varg takimesh me drejtues institucionesh evropiane, me të cilët diskutoi për tema me interes të dyanshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.