Hidromorava - Gjilan

Kamenica shpërblen 387 nxënës dhe 39 mësimdhënës, ndan mbi 15 mijë euro për sukseset në arsim

Kamenica shpërblen 387 nxënës dhe 39 mësimdhënës, ndan mbi 15 mijë euro për sukseset në arsim

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka ndarë gjithsej 15 mijë e 210 euro për nxënësit që kanë shënuar rezultate të jashtëzakonshme në garat komunale dhe republikane, si dhe për mësimdhënësit që kanë kontribuar në arritjen e këtyre sukseseve. Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka vlerësuar rezultatet e nxënësve, duke theksuar se investimi në arsim dhe mbështetja e talentëve të rinj mbeten ndër prioritetet e qeverisjes lokale.

Në kuadër të mbështetjes dhe promovimit të ekselencës në arsim, Komuna e Kamenicës ka realizuar ndarjen e mjeteve financiare për nxënësit dhe mësimdhënësit që kanë dëshmuar rezultate të dalluara në fusha të ndryshme të dijes, kulturës dhe sportit.

Sipas njoftimit të kryetarit Kadri Rahimaj, nga kjo mbështetje kanë përfituar gjithsej 387 nxënës, të cilët janë shpërblyer me një shumë të përgjithshme prej 9 mijë e 410 eurosh, ndërsa 39 mësimdhënës janë mbështetur me gjithsej 5 mijë e 700 euro.

Uje Dea

Rezultatet e nxënësve janë evidentuar në disa disiplina, përfshirë letërsinë, sportin, atletikën dhe fusha të tjera, duke dëshmuar potencialin e të rinjve të Kamenicës dhe përkushtimin e tyre për arritje sa më të larta.

Kryetari Rahimaj, përmes një postimi publik, ka shprehur krenarinë për sukseset e nxënësve, duke i cilësuar ato si dëshmi të punës së përbashkët të institucioneve arsimore, mësimdhënësve dhe vetë nxënësve.

„Nëse ka diçka që personalisht më bën krenar, është rezultati i nxënësve tanë“, ka theksuar Rahimaj, duke nënvizuar se krijimi i kushteve të përshtatshme për edukim dhe arsimim, së bashku me investimet në këtë sektor, po japin rezultate konkrete.

Ai ka bërë të ditur se Komuna do të vazhdojë të mbështesë dhe shpërblejë nxënësit e dalluar dhe mësimdhënësit, me synimin që puna, talenti dhe suksesi të marrin vlerësimin e merituar.

Kjo nismë përfaqëson një formë të vlerësimit institucional ndaj rezultateve në arsim dhe një mesazh për rëndësinë e investimit te gjeneratat e reja.

Suksesi i nxënësve nuk është vetëm arritje individuale, por edhe pasuri për komunitetin. Kamenica, përmes këtyre shpërblimeve, synon të promovojë dijen, talentin dhe kulturën e meritokracisë si themele të zhvillimit të saj të ardhshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.