Bija arbërore
Poezi nga Ruzhdi Kqiku
Gjithmonë plot kishte
trima e trimëresha,
bij arbërorë
e bija arbëresha.
Përkrah burrave
edhe gratë fisnike,
qëndruan në mbrojtje
të trojeve etnike.
Njëra prej shumë
tyre, si shqipe mali,
kreshnikja e Grudës,
Tringë Smajli.
Bijat e devotshme,
përherë në kryengritje,
edhe përballë vdekjes
qëndruan stoike.
Dhe Mira Tërbaçe,
trimja e Labërisë,
e vrau pashain
që erdhi prej Azisë.
Me një plumb në zemër,
e tjetrin në kokë,
pashain gjakësor
e shtriu për tokë.
Për vëllanë e vrarë,
motra mori hak,
që nga lashtësia
kështu ishte traditë.
Çdo pushtuesin
në ballë ta godasësh,
të mos lejosh kurrë
trojet t’i pushtojnë.
Dhe Leme Heri Kuqi,
trime e shqiptarisë,
në përballje me çetnikët
ra dëshmore e lirisë.
Përkrah vëllazërive
heroikisht qëndroi,
armiqtë pushtues
përtokë i rrëzoi.
U flijua siç i ka hije
Lemes trimëreshë,
me armiq si hiena
nuk ngurroi të ndeshej.
Qëndroi si shqiponjë,
bija heroinë,
se liria e çmuar
arrihet me flijim.
Heroizmat asnjëherë
kurrë nuk treten,
vlera të pashuara
përherë do të mbeten.
Madhështia e trimëreshave
përherë do të kujtohet,
dhe pas mijëra vitesh
kurrë nuk do të harrohet.

