Në Universitetin e Harvard i bënë gjyqin Dhomave të Specializuara, nuk dolën mirë
Në panelin e Qendrës Carr-Ryan për të Drejtat e Njeriut në Shkollën Harvard Kennedy u mblodhën për të diskutuar temën “Dhomat e Specializuara të Kosovës: Një ngecje për drejtësinë tranzicionale?” ku ishte mjaft e qartë se kishte lëshime për t’i disktuar mjaft në procesin ndaj katërshes së UÇK’së.
Ky autoritet i ngritur në pretendime të pabaza, me seli në Hagë dhe me personel vetëm të huaj u ballafaqua me pyetje të renda në Harvard për natyrën e tij tinëzare, historinë dhe dyshimet për parregullsi në procesin ligjor.
Në panel biseduan Kathryn Sikkink, profesor për politikat e të drejtave të njeriut në Shkollën Harvard Kennedy dhe Anna Di Lellio, sociologe ligjeruese në Universitetin e New York që edhe ka shërbyer dikur në Kosovë si Komisionarja për Media në OSBE. Di Lellio për rreth një orë shpjegoi se përse aktgjykimi i Speciales nuk u pa si drejtësi por si dëmtim siç e raportoi platforma Bridges of Memory të shtunën.
Di Lellio që në fillim e pyetur nëse Dhomat e Specializuara të Kosovës si një tribunal ishte një hibrid institucion hibrid i drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare tha se kjo nuk përputhet me realitetin edhe aq.
“Ka dallim ca nga gjykatat e tjera hibride, në kuptimin që të tjerët kanë një përzierje të gjykatësve, vedorë dhe ndërkombëtarë. Kjo gjykatë përbëhet vetëm nga ata ndërkombëtare dhe ka selinë jashtë Kosovës” tha Di Lellio dhe shtoi se pavarësisht se një degë duhet të jetë në Kosovës sipas legjislacionit ajo nuk u themelua asnjëherë. Kompetenca e gjykatësve dhe njohuritë e tyre për legjislacionin e Kosovës pasi nuk kanë shërbyer me të vënë në dyshim reputacionin e institucionit.
Gjykata ishte e bazuar në pretendime të pabaza të trafikimit të organeve që Tribunali për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi i kishte hedhur poshtë dhe pavarësisht kësaj kishin vazhduar të qarkullojnë përkundër se ishin të tilla. Ish prokuroja Carla del Ponte e kishte përsëritur pretendimin e njejtë në memoarin e saj duke ju referuar një dëshmitari të mbrojtur me kodin K144.
“Nuk kishte ekzistuar asnjëherë K144, pasi dëshmitari i fundit i mbrojtur në ICTY ishte K116” tha Di Lellio.
Megjithëse edhe se ish -prokurori Geoffrey Nice në Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavi kishte shkruar për këtë Këshilli i Evropës e mori përsipër dhe senatori zviceran Dick Marty raportoi më 2010’në se kishte indikacione, ndonëse jo prova për trafikim sistematik të organeve të të burgosurve serbë nga UÇK.
Di Lellio shton tutje se vendimi për themelimin e Dhomave të Specializuara ishte më shumë një ultimatum se një vendim sovran. Një shkëmbim letrash mes Presidentit të Kosovës dhe shefes së politikës së jashtme të BE’së Catherine Ashton u bë në realitet një traktat. Më 2015’në Kuvendi e miratoi ligjin e Dhomave të Sepcializuara, ku Hashim Thaçi ishte një prej atyre që e shtynte miratimin.
“Ai shtyu atë ligj në Kuvend nën presion të madh nga SHBA dhe BE, një trysni e jashtëzakonshme politike. Troç e thoshin: nëse nuk e kaloni këtë ligj ne do të tërheqim çdo mbështetje për ju, politike, ekonomike e të tjera e tjera”.
Pas miratimit të ligjit një takim informues për shtetet donatore të Speciales nga Presidentja dhe Prokurori. Aty u raportua se të pandehurit do të ndëshkoheshin me dënime me burgim të përjetshëm.
“Kjo natyrisht nuk ishte pritur mirë nga mbrojtja që nuk ishte në dijeni të këtij takimi informues, Nuk ishte ftuar , por që edhe nuk ishte informuar se kishte një takim informues. Më pas nuk kishte njoftim për atë takim. Sa për shqetësimet që i ngriti më pas mbrojtja, gjykata u përgjigjej: ne mund të bëjmë çfarë të duam” thotë Di Lellio.
Sa për rregullsinë e procesit dhe të drejtat e të pandehurve ishte Di Lellio thekson se kishte dëshmitarë që kishin dorëzuar atë vetëm me shkrim kështu që asnjëherë mbrojtjes ti pyesnin. Shumë të tjerë dëshmuan me identitet të fshehur.
“Po është e duhur dhe e nevojshme që të mbrohen dëshmitarët por deri në çfarë mase e bëjmë këtë në shkelje të të drejtave të njeriut, të të drejtës ligjore të të pandehurve si dhe të praktikës së procesit të rregullt gjyqësor?”./gazetametro

