Mobi Casa

Në Gjilan hapet për herë të parë në nivel vendi zyra regjionale e IPK-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Është hapur të premten për herë të parë në nivel vendi zyra regjionale e Inspektoriatit të Policisë së Kosovës, zyre kjo për ankesat e qytetarëve ndaj sjelljes së policëve të regjionit të Gjilanit.

Zbulimin e plaketës së kësaj zyreje e ka bërë kryeshefi i Inspektorialit të Policisë së Kosovës, Fitim Shihani, nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, kryeprokurori Jetish Maloku, sikurse që morën pjesë edhe përfaqësues nga policia lokale dhe regjionale dhe nga EULEX.

“E falënderojmë IPK-në që e ka bërë të mundur ta hapet një zyre për herë të parë në Kosovë, pikërisht në Gjilan. Kjo është bërë falë angazhimit të policisë, gjyqësisë, prokurorisë. Ne emër të kryetarit Haziri ju them se do ta keni përkrahjen maksimale të Komunës së Gjilanit. Kjo është zyre e veçantë sepse ankesat e qytetarëve do të drejtohen drejtpërdrejt dhe do të shqyrtohen në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë me këtë rast nënkryetari Kadriu.

ARKATANA

Fitim Shushani, kryeshef i Inspektoriatit të Policisë së Kosovës, tha se po fillojnë me regjionalizimin e zyrave për të qenë sa më afër qytetarëve dhe që të ruhet dhe kultivohet kredibiliteti i Policisë së Kosovës.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme sepse po hapet një zyre për ankesa për qytetarët e Gjilanit dhe institucionet të cilat veprojnë në Gjilan. Jam shumë i lumtur që po startojmë në Gjilan dhe jam shumë i lumtur për bashkëpunimin e me Komunën. Po fillojmë me regjionalizimin e zyrave për të qenë sa më afër qytetarëve dhe që ta ruajmë dhe ta kultivojmë ende kredibilitetin e Policisë së Kosovës”, ka thënë Shishani.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Jetish Malokum tha se ndihet mirë që në Gjilan po hapet kjo zyre, ndërkaq u zotua se do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.