Mobicasa

Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim për gjashtë të dyshuar për vepra të ndryshme penale

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një person nën dyshimin për armëmbajtje pa leje, ndërsa gjatë së enjtes ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj gjashtë personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, më 5 nëntor 2026, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një person, i dyshuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, e paraparë me nenin 366 të Kodit Penal të Kosovës.

Ndërkaq, gjatë së njëjtës ditë, Prokuroria ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së sigurisë ndaj gjithsej gjashtë personave.

Ecohigjiena

Kërkesat për paraburgim përfshijnë:

Tre persona të dyshuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Një person për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Një person për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”.

Një person për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Të gjitha këto kërkesa janë paraqitur nga Prokuroria Themelore në Gjilan, me qëllim të caktimit të masës së paraburgimit ndaj personave të dyshuar.

Prokuroria nuk ka bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e rasteve.

Të gjithë personat e dyshuar gëzojnë prezumimin e pafajësisë dhe konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.