UBT - Regjistrohu

Dardanapress organizon trajnim për barazinë gjinore, të drejtat e njeriut dhe parandalimin e diskriminimit

/ 3 minuta lexim

Kamenicë – Organizata Joqeveritare Dardanapress ka organizuar trajnimin me temën “Barazia gjinore, të drejtat e njeriut dhe parandalimi i diskriminimit”, me synim fuqizimin e grave, vajzave dhe të rinjve, si dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në proceset vendimmarrëse dhe në jetën publike.

Trajnimi është mbajtur në kuadër të projektit “Barazia Fillon me Edukimin – Fuqizimi i Grave dhe të Rinjve për një Shoqëri të Barabartë”, përmes të cilit synohet avancimi i njohurive dhe aftësive të pjesëmarrësve në fushën e barazisë gjinore, të drejtave të njeriut dhe parandalimit të diskriminimit.

Gjatë aktivitetit janë trajtuar çështje që lidhen me barazinë gjinore, fuqizimin dhe përfaqësimin e grave në institucionet publike, si dhe rëndësinë e përfshirjes së vajzave dhe të rinjve në promovimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Ecohigjiena

Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe zhvillimit të aftësive praktike në komunikim, lidership, vendimmarrje dhe pjesëmarrje qytetare.

Në mesin e diskutimeve, Nazmije Demolli-Kastrati, koordinatore e NJKDNJ-së dhe zyrtare për Mbrojtje nga Diskriminimi, ka folur për rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut dhe krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët.

Duke ndarë përvojat nga puna në nivel lokal në Komunën e Kamenicës, ajo ka theksuar nevojën për fuqizimin e rolit të grave në proceset vendimmarrëse, mbrojtjen e kategorive më të cenueshme dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Përmes diskutimeve dhe shkëmbimit të përvojave, pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të thellojnë njohuritë mbi të drejtat dhe përgjegjësitë qytetare, përfaqësimin e barabartë dhe mekanizmat konkretë të përfshirjes në vendimmarrje.

Rekomandime për më shumë barazi dhe gjithëpërfshirje

Në përfundim të trajnimit janë nxjerrë disa rekomandime, ndër të cilat promovimi i barazisë gjinore në të gjitha nivelet e shoqërisë, rritja e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në vendimmarrjen lokale, krijimi i mundësive për përfaqësimin e grave në institucionet publike dhe organizimi i aktiviteteve vetëdijesuese kundër diskriminimit.

Po ashtu, është theksuar rëndësia e zhvillimit të aftësive të lidershipit dhe aktivizmit qytetar, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve.

Projekti “Barazia Fillon me Edukimin – Fuqizimi i Grave dhe të Rinjve për një Shoqëri të Barabartë” financohet nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Përmes këtij projekti, Dardanapress synon të kontribuojë në fuqizimin e grave dhe të rinjve, rritjen e vetëdijes qytetare dhe ndërtimin e një shoqërie ku barazia, respektimi i të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimi zbatohen edhe në praktikë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.