Mobicasa

Qahil Halili me fjalë prekëse i jep lamtumirën e fundit Mehmet Rrustemit: Zhegra humbi një njeri të mirë dhe një aktivist të përkushtuar

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryetari i Këshillit të Fshatit Zhegër, Qahil Halili, ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Mehmet Rrustemit, duke e kujtuar atë si një familjar shembullor, aktivist të dëshmuar dhe bashkëfshatar me vlera të larta njerëzore.

Në ceremoninë e varrimit, Halili, në emër të komunitetit të Zhegërës, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprën e të ndjerit, duke vënë në pah respektin që Mehmeti kishte ndërtuar përmes angazhimit, karakterit dhe sjelljes së tij.

Ai e përshkroi Rrustemin si një njeri të përkushtuar, të respektueshëm dhe të fjalës së mbajtur, i cili, pavarësisht moshës së re, arriti të lërë gjurmë të rëndësishme në familje dhe në komunitetin ku jetoi.

UBT KOSOVE

Sipas Halilit, madhështia e një njeriu nuk matet me vitet që jeton, por me vlerat, veprat dhe kujtimet që lë pas. Pikërisht këto cilësi, sipas tij, do ta bëjnë Mehmet Rrustemin të paharruar për familjarët, miqtë dhe bashkëfshatarët.

Në mesazhin e tij të lamtumirës, kryetari i Këshillit të Fshatit Zhegër ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rrustemi dhe të gjithë të afërmit, duke e përcjellë të ndjerin me lutjen që Zoti ta shpërblejë me Xhenet.

Njerëzit e mirë mund të largohen herët nga kjo jetë, por gjurmët e tyre mbeten gjatë në kujtesën dhe ndërgjegjen e komunitetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.