Fundamenti

33 vjet në Zvicër nuk e shpëtojnë nga dëbimi, kosovari dënohet për mashtrim me ndihma sociale

/ 3 minuta lexim

Pas 33 vjetësh në Zvicër dhe me katër fëmijë, ai përballet me dëbimin për pesë vjet pas mashtrimit me ndihma sociale.

Raportohet se një shtetas i Kosovës, i cili jeton në Zvicër që nga viti 1993 dhe ka krijuar familje me katër fëmijë, është dënuar nga Gjykata Penale e Luzernit me 15 muaj burgim me kusht dhe dëbim pesëvjeçar nga vendi. Ai është shpallur fajtor për mashtrim të përsëritur, falsifikim dokumentesh dhe përfitim të padrejtë të ndihmave sociale, ndërsa mbrojtja ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit, i cili ende nuk është i formës së prerë, shkruan zentralplus.ch, përcjell albinfo.ch.

Sipas raportimit të mediumit zviceran Zentralplus, familja e tij kishte përfituar ndihma sociale me ndërprerje që nga viti 2011. Megjithatë, nga viti 2017, burri kishte filluar të mos i deklaronte të gjitha të ardhurat dhe pasuritë pranë autoriteteve sociale të qytetit të Luzernit.

Mobicasa

Në mesin e të ardhurave të padeklaruara ishin paga e bashkëshortes, dy llogari bankare, si dhe të ardhurat nga praktika profesionale dhe bursat e djalit të tij.

Një nga rastet më të rëndësishme ishte pagesa retroaktive prej rreth 160 mijë frangash nga Sigurimi Invalidor (IV), të cilën ai e kishte marrë në gusht të vitit 2020 për periudhën 2012–2017. Meqenëse familja kishte përfituar ndihma sociale gjatë asaj kohe, ai ishte i detyruar ta njoftonte zyrën për këtë shumë.

Por, sipas vendimit gjyqësor, brenda vetëm tri ditësh ai kishte tërhequr 156 500 franga në para të gatshme. Kur autoritetet i kishin kërkuar dëshmi për lëvizjet bankare, ai kishte dorëzuar një ekstrakt të përmbledhur, në të cilin nuk figuronin as pagesa e pranuar dhe as tërheqjet e parave.

Në total, gjykata ka konstatuar se familja kishte përfituar padrejtësisht rreth 46 mijë franga ndihma sociale gjatë periudhës 2017–2022. Këtë shumë autoritetet sociale kërkojnë ta rikthejnë, përcjell tutje albinfo.ch.

33 vjet qëndrim nuk mjaftuan për të shmangur dëbimin

Përveç dënimit me 15 muaj burgim me kusht, gjykata ka vendosur edhe dëbimin e tij nga Zvicra për pesë vjet, duke përfshirë ndalimin e hyrjes në të gjithë zonën Schengen, shkruan prometheus1.ch.

Në shqyrtimin e rastit, gjykata ka vlerësuar edhe lidhjet e tij me Zvicrën. Megjithëse jeton në vend që nga viti 1993, ka katër fëmijë dhe përvojë pune në disa kompani, gjykata nuk ka konstatuar një integrim dhe lidhje aq të thellë me vendin sa për të përjashtuar dëbimin.

Mbrojtja ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Kantonit, e cila pritet të shqyrtojë nëse do të mbetet në fuqi vendimi i shkallës së parë. Deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, burri mund të vazhdojë të qëndrojë në Zvicër me familjen e tij./Albinfo.ch

https://www.albinfo.at/33-vjet-ne-zvicer-nuk-e-shpetojne-nga-debimi-kosovari-denohet-per-mashtrim-me-ndihma-sociale
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.