Ëndrra i bëhet realitet: Adri Mehmeti ftohet nga SHBA-ja për Ligën e Kombeve
Ylli i New York Red Bulls, Adri Mehmeti është ftuar për kualifikueset e Ligës së Kombeve të CONCACAF-it nga përzgjedhësi Mauricio Pochettino.
Mehmeti ishte dëshira e madhe e Shqipërisë, por ka vendosur që të përfaqësojë përfundimisht SHBA-në në nivelin ndërkombëtar.
Mesfushori i talentuar u ftua në tetor për herë të parë si test i Pochettinos, aty ku bindi teknikun argjentinas, ndërsa tani është ftuar për ndeshjet zyrtare.
Pranë emrave të mëdhenj si Weston McKennie i Juventusit, Malik Tillman i Leverkusenit e Pulisic i Milanit ndodhet edhe Mehmeti.
Lista e plotë e SHBA-së:
Kujtojmë, SHBA-ja në këtë çerekfinale do të përballet me Haitin./Telegrafi/

