United Hospital

Sveçla: Goditet një grup kriminal ndërkombëtar, arrestohen pesë persona

/ 1 minutë lexim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se një grup kriminal ndërkombëtar është goditur në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas Sveçlës, gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 37 kilogramë heroinë, të ndarë në 62 paketime, me vlerë tregu mbi gjysmë milioni euro.

Po ashtu, janë arrestuar pesë persona të dyshuar për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar, si dhe për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Shkolla e Mjekesise - UBT

Përmes një deklarate, Sveçla ka vlerësuar bashkëpunimin ndërinstitucional, duke theksuar se angazhimi për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve do të vazhdojë të intensifikohet.

Ai ka theksuar se Kosova nuk do të jetë vend i sigurt për kriminelët dhe aktivitetet që cenojnë sigurinë e vendit, shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të rinisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.