United Hospital

Thaçi kujton vizitën e parë të Erdoganit në Kosovën e pavarur: Turqia partnere e rëndësishme

/ 2 minuta lexim

Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka rikujtuar vizitën e kryeministrit të atëhershëm të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Kosovë, më 3 nëntor 2010, duke publikuar fotografi dhe deklarata nga takimi i zhvilluar në Prishtinë.

Përmes një postimi në profilin zyrtar të Thaçit, bëhet e ditur se kjo ishte vizita e parë e Erdoganit në Kosovën e pavarur, gjatë së cilës ai ishte pritur nga Thaçi, në atë kohë kryeministër i Kosovës.

Në postim thuhet se Thaçi e kishte falënderuar Erdoganin për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë.

Shkolla e Mjekesise - UBT

“Kosova është një shtet i ri, por një shtet me mundësi të mëdha”, citohet të ketë thënë Thaçi, duke e cilësuar Turqinë si partnere të rëndësishme në zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Ndërkaq, në të njëjtin postim është rikthyer edhe deklarata e kryeministrit të atëhershëm turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili kishte folur për raportet me Thaçin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

“Unë dhe vëllai im Thaçi, në bisedimet tona në Ankara dhe në takimin e sotëm, u zotuam të vazhdojmë këtë unitet dhe bashkëpunim ndërmjet vendeve tona, për ta ndihmuar Kosovën drejt një të ardhmeje më të ndritur dhe më të begatë”, citohet të ketë deklaruar Erdoğan.

Ekipi i Thaçit ka theksuar angazhimin e tij për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe thellimin e marrëdhënieve me aleatët strategjikë të Kosovës gjatë karrierës së tij politike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.