UBT - Regjistrohu

Kanosje në Kamenicë: Arrestohet një person, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij konfiskohet përkohësisht arma e zjarrit

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Një person është arrestuar në Kamenicë nën dyshimin për kanosje ndaj një personi tjetër, ndërsa gjatë një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit policia ka gjetur dhe konfiskuar përkohësisht një armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti i kanosjes është raportuar më 16 qershor 2026, ndërsa më 2 nëntor 2026, në orën 12:35, është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar.

Në kuadër të hetimeve për këtë rast, më 2 nëntor është zbatuar edhe urdhri për kontroll në shtëpinë e të dyshuarit. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar përkohësisht një armë zjarri, për të cilën raportohet se posedonte leje valide.

Fundamenti

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent.

Pas intervistimit në polici, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.

I dyshuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të dëshmohet me vendim përfundimtar gjyqësor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.