RP

PDK në Gjilan kundërshton mbylljen e ambulancës në Kishnapolë: Banorët meritojnë shërbime shëndetësore, jo braktisje

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, ka shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për ndërprerjen e shërbimeve shëndetësore në ambulancën e fshatit Kishnapolë, vendim që ka hyrë në fuqi më 2 nëntor 2026.

Përmes një reagimi publik, PDK-ja vlerëson se ky vendim rëndon qasjen e banorëve në shërbimet shëndetësore, pasi qytetarët e Kishnapolës dhe të fshatrave përreth do të detyrohen që për trajtim mjekësor të drejtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bresalc.

Sipas PDK-së, ndërprerja e shërbimeve nuk përbën zgjidhje për problemet e organizimit dhe menaxhimit të shëndetësisë, ndërsa institucionet komunale kanë përgjegjësi të sigurojnë personelin dhe kushtet e nevojshme për funksionimin e ambulancave, veçanërisht në zonat rurale, ku qasja në kujdesin shëndetësor është më e vështirë.

Shkolla e Mjekesise - UBT

Partia ka ngritur shqetësime edhe për mungesën e një arsyetimi të plotë në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Shëndetësisë, si dhe për faktin se nuk është përcaktuar ndonjë afat për rikthimin e ambulancës në funksion.

Në këtë kontekst, PDK-ja kërkon nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale publikimin e arsyeve të plota që kanë çuar në ndërprerjen e shërbimeve, ndërmarrjen e masave për rihapjen sa më të shpejtë të ambulancës dhe përcaktimin e një afati konkret për rifillimin e punës.

Gjithashtu, kjo parti i ka bërë thirrje kryetarit të Komunës së Gjilanit që të angazhohet drejtpërdrejt për zgjidhjen e situatës dhe të marrë përgjegjësinë institucionale për garantimin e shërbimeve shëndetësore për banorët e kësaj ane.

Në reagimin e saj, PDK-ja thekson se banorët e Kishnapolës nuk duhet të bartin pasojat e problemeve të menaxhimit institucional, duke kërkuar që shërbimet shëndetësore të jenë të qasshme dhe funksionale për të gjithë qytetarët, pa dallim të vendbanimit.

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka bërë të ditur se do ta përcjellë këtë çështje dhe do të kërkojë llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse deri në gjetjen e një zgjidhjeje konkrete./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.