Ndërprerje e energjisë elektrike në disa fshatra të Gjilanit dhe Kamenicës, ja vendet që do të mbesin pa rrymë
Gjilan – Për shkak të punimeve në rrjetin elektrik dhe intervenimeve për eliminimin e defekteve të evidentuara gjatë inspektimit me dron, sot do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike në disa vendbanime të rajonit të Gjilanit dhe Kamenicës.
Sipas njoftimit për punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit, ndërprerja do të bëhet në daljen 10 kV J04 Strezovci, nga Nënstacioni Kamenica 110/10 kV.
Ndërprerja do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 14:30, ndërsa do të përfshijë disa fshatra dhe vendbanime, përfshirë:
Meshinë
Ranillug
Hajnoc
Krilevë
Strezoc
Tirincë
Bolec
Kosovicë
Carevc
Bushincë
Leshtar
Reçan
Berivojcë
Zhegër
Kremenatë
Tugjec
Gragjenik
Rahovicë
Ndërprerja do të prekë edhe disa zona dhe rrugë të tjera, përfshirë rrugën Edit Durham.
Arsyeja e ndërprerjes është intervenimi për eliminimin e defekteve dhe sanimin e të gjeturave gjatë inspektimit të rrjetit elektrik me dron, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe stabilitetit të sistemit të furnizimit me energji elektrike.
Punimet janë të domosdoshme për mirëmbajtjen dhe funksionimin e sigurt të rrjetit elektrik në këto lokalitete./rajonipress/

