RP

Ardian Gjini: Rasti i Arlindës e ka shkundur Kosovën, dy ministrat duhet të japin dorëheqje

/ 1 minutë lexim

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, në emisionin Forum në DTV, ka folur për ngjarjet e fundit në vend, duke u ndalur te rasti i Arlindës dhe përgjegjësia institucionale.

“Ky rast e ka shkund Kosovën, është një rast makabër. Arlinda kishte kërkuar ndihmë, ndihmë që ka munguar. Nëse nuk ka reaguar policia, kujt t’i drejtohemi? Nëse prokuroria nuk ka reaguar, kujt t’i drejtohemi?”, ka deklaruar Gjini.

Ai ka thënë se dorëheqja e dy ministrave është masa minimale që do të duhej të ndërmerrej pas kësaj ngjarjeje.

Ecohigjiena

“Gjëja më e vogël që kish mujt me ndodhë është me u dorëheqë dy ministrat. Në vende të tjera dorëhiqen edhe për gjëra shumë më të vogla”, ka theksuar Gjini.

Gjini ka bërë të ditur se Aleanca i ka mbështetur protestat e organizuara pas kësaj ngjarjeje dhe se shumë anëtarë të partisë janë pjesë e tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.