Uje Dea

Burgu i Gjilanit – një dëshmi historike që nuk duhet të zhduket nga kujtesa kolektive

/ 5 minuta lexim

Nga Selajdin Abdullahu – Reagim ndaj individëve që bëjnë thirrje për rrënimin e Burgut të Gjilanit! Para se të shprehni ndonjë mendim personal për rëndësinë historike të objekteve të mbrojtura nga shteti, lexoni historinë e burgjeve famëkeqe në botë dhe do të bindeni pse ruhen ato si kujtesë e popujve që kanë përjetuar shtypjen dhe dhunën e tmerrshme nga regjime apo pushtues të egër të cilët i ka dënuar historia.

Burgu i Gjilanit duhet të vlerësohet për atë që dëshmon, jo për atë që ka qenë. Muret e tij mund të shërbejnë si dëshmitarë të heshtur të një kohe që nuk duhet harruar. Prandaj, para se të humbasim një pjesë tjetër të trashëgimisë sonë historike, duhet të veprojmë për ta dokumentuar, mbrojtur dhe, nëse është e mundur, shndërruar këtë objekt në një hapësirë të kujtesës kolektive.
Sepse historia nuk ruhet vetëm në libra. Ajo ruhet edhe në vendet ku ka ndodhur.
Ato objekte janë ruajtur që gjeneratat të njihen me tmerrin që u ka ndodhur paraardhësve të tyre dhe që të mos u përsëritet e njejta histori.

Në burgun famëkeq të Gjilanit, që nga ndërtimi i tij në vitin 1958, kanë kaluar qindra e mijëra të burgosur politikë nga të gjitha trojet shqiptare nën Jugosllavi, prandaj ky objekt duhet mbrojtur si relikt që të dihet se çka ka ndodhur në të kaluarën.

Uje Dea

Për të vërtetuar rëndësinë e ruajtjes së ndërtesave burgje muze, përveç tjerash, sot kemi interesim të studiuesve të ndryshëm që arrijnë të mbrojnë tema diplomash të masterit e doktoraturës në Universitetet e ndryshme botërore, ashtu siç është rasti edhe me burgun e Gjilanit.

Do të ishte më mirë që interesimi të shtohej në përkujdesjen dhe mirëmbajtjen institucionale se sa humbja e gjurmëve historike të vuajtjeve të popullit tonë.

Ka shumë shembuj që mund të hulumtohen nëpër botë dhe jo vetëm që janë ruajtur si memorie e së kaluarës por madje janë kthyer në atraksione turistike që vizitohen nga miliona njerëz.

Sa për ilustrim po sjellim vetëm një numër të kufizuar të tyre.

Chateau d’If, Francë – Chateau d’If fillimisht ishte një kështjellë, e cila u bë një burg në mesin e shekullit të 17-të. Ajo është e vendosur në një ishull të vogël rreth një milje në det të hapur nga Marseja. Tani është i frekuentueshëm nga vizitorë të shumtë.

Kilmainham Gaol, Irlandë
Shumë revolucionarë irlandezë u burgosën dhe u ekzekutuan në burg nga britanikët dhe për këtë arsye vendi ka një rëndësi kombëtare. Sot, burgu famëkeq në Dublin është një muze për historinë irlandeze dhe konsiderohet të jetë një nga muzetë më të mira të Dublinit. Ai është gjithashtu edhe një nga burgjet më të mëdha të pabanuara në Evropë.

Ishulli Robben, Afrika e Jugut – Eshtë një ishull i vogël në brigjet e Cape Town. Ishulli shërbeu si një burg gjatë regjimit të aparteidit të Afrikës së Jugut.
Në këtë burg ish-presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela u burgos për 18 vjet (27 vjet burg). Ishulli është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dhe ka një rëndësi të veçantë historike e monumentale.

Burgu i Prishtinës
I ndërtuar në fillim të viteve ’50 (periudha e Rankoviqit), ky burg ka qenë një nga vendet më të tmerrshme të torturës dhe izolimit për mijëra intelektualë, studentë dhe veprimtarë politikë shqiptarë që kërkonin lirinë e Kosovës. Këtu u mbajtën figura si Adem Demaçi, Ukshin Hoti e shumë të tjerë. Pas mbylljes së tij definitive në vitin 2015, objekti u hap zyrtarisht si Muzeu Burgu i Idealit. Qelitë janë ruajtur në formën e tyre origjinale, ndërsa brenda ekspozohen fotografi, dëshmi, video-intervista të të mbijetuarve dhe një “mur i emrave” që nderon mbi 9,000 të burgosur politikë shqiptarë.

Goli Otoku ,,Ishulli i Zhveshur” Ky ishull i izoluar në Detin Adriatik u shndërrua nga regjimi i Josip Broz Titos në një kamp përqendrimi dhe pune të detyruar tejet brutal, sidomos pas vitit 1948 (prishja e marrëdhënieve me Stalinin). Ky burg njihej si një “ferr i gjallë” ku të burgosurit detyroheshin të torturonin njëri-tjetrin. Në këtë burg vuajtën dënime të rënda edhe qindra shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë. Në mesin e tyre edhe Mandela i Evropës, Adem Demaçi.

Burgu i Gjirokastrës
Ndodhet brenda mureve të Kalasë së Gjirokastrës dhe funksiononte si burg që nga koha e mbretërisë dhe më vonë në periudhën komuniste; sot është i integruar bashkë me Muzeun e Armëve dhe muzeun e qytetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.