United Hospital

Rektori i UBT-së merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të vitit të ri akademik në Universitetin e Camerinos

/ 3 minuta lexim

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë sot, me ftesë të rektorit të Universitetit të Camerinos, Graziano Leoni, në ceremoninë solemne të inaugurimit të vitit të ri akademik, e cila u zhvillua në kuadër të shënimit të 691-vjetorit të themelimit të këtij universiteti prestigjioz italian.

Në këtë ngjarje të rëndësishme akademike morën pjesë personalitete të shquara nga rajoni, si dhe përfaqësues të universiteteve partnere të rrjetit evropian KreativEU, duke e shndërruar ceremoninë në një mundësi të veçantë për forcimin e lidhjeve ndëruniversitare dhe avancimin e bashkëpunimit akademik në nivel evropian.

Gjatë vizitës, Rektori Hajrizi zhvilloi takime dhe biseda me personalitete të ndryshme akademike, përfshirë rektorë dhe përfaqësues të më shumë se 11 universiteteve evropiane. Diskutimet u përqendruan në krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim, zhvillimin e projekteve të përbashkëta, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e partneriteteve në fushat e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Shkolla e Mjekesise - UBT

Këto takime përbëjnë një mundësi të rëndësishme për zgjerimin e rrjetit të partnerëve ndërkombëtarë të UBT-së dhe për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit me institucione të arsimit të lartë në Evropë, me synim rritjen e cilësisë akademike dhe ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të universitetit.

Universiteti i Camerinos dhe UBT përfaqësojnë dy institucione me histori dhe misione të rëndësishme në kontekstet e tyre përkatëse. Universiteti i Camerinos, me një histori që shtrihet në gati shtatë shekuj, është pjesë e traditës së gjatë akademike evropiane, ndërsa UBT ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin dhe zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë, duke promovuar inovacionin, teknologjinë, ndërkombëtarizimin dhe përgatitjen e profesionistëve të rinj.

Përmes angazhimit të vazhdueshëm në rrjete dhe partneritete ndërkombëtare, UBT synon të forcojë pozitën e tij si institucion i orientuar drejt zhvillimit, inovacionit dhe integrimit të arsimit të lartë në hapësirën evropiane të arsimit dhe kërkimit shkencor.

Vizita në Universitetin e Camerinos rikonfirmon rëndësinë e dialogut akademik dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar si faktorë kyç për zhvillimin e universiteteve, shkëmbimin e njohurive dhe krijimin e mundësive të reja për studentët, stafin akademik dhe institucionet partnere.

Për UBT-në, këto marrëdhënie përfaqësojnë një mundësi konkrete për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme dhe për të kontribuar më tej në zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe në Evropë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.