Berisha: Na mungoi eksperienca
Bernard Berisha ka thënë se Skënderbeut i mungoi eksperienca në ndeshjen ndaj Beshiktashit, por që do të rikthehen furishëm në ndeshjet tjera.
Skënderbeu e ka nisur me humbje aventurën në Europa Ligë duke u mposhtur në Elbasan Arena me rezultat minimal 0:1 nga Beshiktashi.
“Mendoi se bëmë një lojë të mirë. Nuk duhet të harrojmë se kishim përballë një ekip si Beshiktashi. Duhet të përmirësohemi akoma më shumë dhe të risim nivelin në ndeshjet e ardhshme. Ekipi po përjeton një eksperiencë ndryshe dhe kjo do të na shërbejë për të rritur edhe më shumë kualitetet tona”, ka thënë pas ndeshjes Berisha. /Express


