RP

Behgjet Pacolli dëshmon për rreth 7 orë në SPAK për çështjen e Aeroportit të Vlorës

/ 2 minuta lexim

Behgjet Pacolli ka njoftuar se është paraqitur për rreth shtatë orë para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri, ku ka dorëzuar fakte dhe dokumente lidhur me çështjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Përmes një deklarate publike, Pacolli bëri të ditur se gjatë paraqitjes së tij ka shpjeguar në mënyrë të detajuar rrethanat që, sipas tij, lidhen me zhvillimet rreth aeroportit, duke ngritur pretendime për ndërhyrje të paligjshme në strukturën e pronësisë, mosrespektim të vendimeve gjyqësore dhe cenim të pronës private.

Ai u shpreh se e vlerëson mundësinë për t’i paraqitur pretendimet dhe dokumentacionin përkatës para organit kompetent, duke shprehur besimin se institucionet e drejtësisë do ta trajtojnë çështjen në mënyrë të pavarur dhe në përputhje me ligjin.

Uje Dea

“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë plotësisht me SPAK dhe me çdo institucion kompetent, deri në sqarimin e plotë të së vërtetës dhe mbrojtjen e të drejtave tona ligjore”, deklaroi Pacolli.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e respektimit të ligjit, të vendimeve gjyqësore dhe të së drejtës së pronës private, duke shprehur bindjen se drejtësia në Shqipëri do të veprojë në mënyrë të pavarur.

Çështja e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës mbetet në fokus të deklaratave të Pacollit, i cili ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet përkatëse deri në sqarimin e pretendimeve të tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.