Sinani e mbështet kërkesën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kamenicës
Kamenicë – Kryetari i komunës, Begzad Sinani, dhe kryesuesi i Kuvendit, Bajram Dermaku, u takuan me këshilltarin e Kuvendit nga radhët e Partisë së Drejtësisë, Zekirija Sermaxhaj, me kërkesë të këtij fundit.
Këshilltari komunal para udhëheqjes komunale e ngriti çështjen e kërkesës së kamotshme të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kamenicës, për sigurimin e një parcele për ndërtimin e një objekti për nevojat administrative të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kamenicës.
Begzad Sinani, premtoi se do ta mbështesë kërkesën e tillë, për t`ia siguruar një parcelë e cila do t’i plotësonte kushtet për ndërtimin e një objekti përkatës.
Sinani e njoftoj Sermaxhajn, se ka njohuri se në çfarë kushte e zhvillon veprimtarinë KBI, në Kamenicë, dhe se ndërtimi i një objekti tillë është më se i domosdoshëm./rajonipress/


