Albian Ajeti në superformë, futbollisti shqiptar shënon sërish me Luganon
Skuadra e Luganos arriti fitore 2:3 ndaj Thun, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Superligën e Zvicrës.
Gol në këtë ndeshje shënoi edhe Albian Ajeti, shkruan Indeksonline
Ajeti shënoi gol në minutën e 76’të.
Sulmuesi shqiptar po kalon formë të mirë me fanellën e Luganos. Ai ka shënuar shtatë gola me ekipin zvicran në të gjitha garat./Indeksonline/

