Zbulohen shkaqet pse Xhaka nuk u transferua te Fiorentina
Zbulohen arsyet që penguan transferimin e Taulant Xhakës te Fiorentina në Serinë A.
Sikurse raporton Gazzetta Dello Sport, futbollisti shqiptar i cili mbulon disa role në fushë, do të kishte qenë një përforcim ideal për skuadrën vjollcë, por ai mbeti te kampionët e Zvicrës për kapricio të drejtuesve më të lartë të Baselit.
24-vjeçari gjatë verës thurri elozhe për mentorin e tij, trajnerin aktual të Fiorentinës Paulo Sosa, duke marrë një pozicion pro kalimit në elitën e futbollit italian. Mirëpo presidenca e Baselit, për t’i prishur punë trajnerit portugez më të cilin u nda pa konsensus, nuk e pranoi ofertën e Fiorentinës, edhe pse ajo ishte e kënaqshme.
Mesfushori i kombëtares shqiptare është aktivizuar në të gjitha ndeshjet e kampionatit zvicëran në këtë fillim sezoni, duke qenë një nga pikat më të forta të Baselit, ku luajnë gjithashtu Shkëlzen Gashi, Naser Aliji dhe Albian Ajeti.

