Eko Higjiena

“Vjeshta letrare” hapet më 10 tetor

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ars Clubi “Beqir Musliu” në Gjilan, si asociacion alternativ i shkrimtarëve, ka nisur përgatitjet për manifestimin “Vjeshta letrare”, që sipas kalendarit të organizatorit, zgjat rreth tre muaj.

Sabit Rrustemi, kryesues i Ars Clubit, thotë se këtë vit, manifestimi nis më 10 tetor, ndërsa përmbyllet më 19 dhjetor. Të gjitha veprimtaritë do të zhvillohen në Gjilan, gjatë muajve tetor-nëntor-dhjetor.

Më 24 tetor prezantohet romani i Albina Idrizit “Për një mëngjes ndryshe”, më 7 nëntor prezantohen poetët Skënder Berisha e Xheladin Rexhepi, më 21 nëntor është portreti letrar i Sarë Gjergjit, më 5 dhjetor – portreti letrar i Mexhid Mehmetit, në 50-vjetorin e krijimtarisë së tij, kurse më 19 dhjetor – veprimtaria letrare dhe studimore e Anton Nikë Berishës, fitues i çmimit të sivjetmë “Beqir Musliu”.

UBT

Ars Clubi “Beqir Musliu”, nisur dhe mbështetur nga suksesi i edicioneve të mëhershme, edhe sivjet pret bashkëpunim nga krijuesit, asociacionet tjera letrare si dhe nga institucionet.

“Beqir Musliu”, si edhe në të kaluarën, është i hapur për bashkëorganizim të këtij manifestimi me Komunën e Gjilanit, përkatësisht me Njësinë për Kulturë, Rini dhe Sport, thotë Rrustemi dhe pret përgjigje pozitive nga institucionet komunale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.