Stina e tretë
Poezi nga Ardian Haziri
Në buzëmbrëmjen e tetorit,
Dita mat drejtpeshimin e saj,
Rrezet e diellit strehohen ngadalë,
Nën qepallat e stinës së tretë.
Vranësirat e para bëjnë provën e fundit,
Për shfaqjen “Zhurma e shiut”,
Me vijat gjarpërore të ujit nëpër qelq.
Gjëmimi i qiellit zëvendëson heshtjen,
Teksa gjethet vallëzojnë në krahët e erës,
Si flutura veshur me të verdha.
Unë dhe vetja ime mbështetemi,
Në karriget me shpinore të larta,
Dhe flasim qetë me qetësinë,
Për mozaikun që krijon stinarta.

