RP

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

/ 2 minuta lexim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot pranveror, me rritje të mëtutjeshme të temperaturave ditore. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët me temperatura minimale që pritet të zbresin deri në 5 gradë Celsius, kurse stabile, me diell dhe e ngrohtë me temperatura që do të arrijnë deri në 22 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe majft i ngrohtë duke pas parasysh periudhën kohore në të cilën jemi. Vranësirat do të jenë të pakta dhe atë vetëm në disa rajone. Dielli do të mbizotërojë në të gjitha viset me temperatura pothuajse pranverore.

Të mërkurën së pari në Shqipëri do të fillojnë vranësirat të shfaqen me reshje e rrebeshe lokale shiu, pastaj gjat ditës vranësirat do të përfshijnë edhe territorin e Republikës së Kosovës po ashtu me reshje lokale e kalimtare shiu. Në pjesë të Shqipërisë nganjëherë priten rrebeshe më intensive me vetëtima dhe bubullimë. Vranësira e rrebeshe shiu të mërkurën do të përfshijnë Malin e Zi, e po ashtu edhe Maqedoninë Veriore, por me reshje më të pakta dhe më lokale.

AR Katana

Dita e enjte do të jetë me diell e vranësira e reshje të izoluara e gjatë natës dhe mëngjesin e së Premtes do të ketë reshje më intensive në shumë vise, vende-vende me vetëtima e bubullimë e në malet më të larta do të ketë reshje bore.

Të Premten gjatë ditës pak më freskët e me stabilizim gradual të motit./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.