RP

Nga heroi i përgjakur te festimi më i marrë në histori: Amir Abrashi arrin rekordin e madh me Grasshoppers

/ 4 minuta lexim

Amir Abrashi ka arritur një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij, duke regjistruar paraqitjen e 300-të me fanellën e Grasshoppersit.

Mesfushori shqiptar e arriti këtë shifër në ndeshjen e Kupës ndaj Grenchenit, duke konfirmuar statusin e tij si një prej figurave më ikonike të klubit zviceran.

Në nder të këtij rekordi, mediumi zviceran “Blick” ka rikthyer disa nga momentet më të paharrueshme të karrierës së Abrashit te Grasshoppersi, ku ai është dalluar për luftën në fushë, karakterin e fortë dhe lidhjen e veçantë me klubin.

UBT - Kosove

Një nga episodet më të veçanta ndodhi në maj, gjatë ndeshjes vendimtare kundër Aaraut, kur Grasshoppersi luftonte për të shmangur rënien nga elita për të tretin sezon radhazi.

Në kohën shtesë, Abrashi u godit në fytyrë nga lojtari kundërshtar Obexer, i cili u ndëshkua me karton të kuq. Kapitenit të GC-së iu qep plaga në kokë në mes të fushës, por ai vazhdoi lojën dhe ndihmoi ekipin të siguronte mbijetesën.

Pas ndeshjes, me fytyrën ende të përgjakur, Abrashi dha një deklaratë që tregonte lidhjen e tij me klubin: E dua këtë klub.

Megjithatë, jo të gjitha momentet e tij të paharrueshme kanë qenë heroike. Në gusht të vitit 2012, kur ishte vetëm 22 vjeç, Abrashi shënoi golin e fitores në suksesin 2-0 të Grasshoppersit në udhëtim ndaj Luzernit. Por, gjatë festimit, bashkëlojtari Toko e kapi nga prapa dhe i lëndoi këmbën, duke e detyruar mesfushorin të largohej nga loja.

Blick e kishte përshkruar atë episod me titullin “Festimi më i marrë i të gjitha kohërave”. Abrashi, megjithatë, e mori me sportivitet incidentin, duke deklaruar pas ndeshjes: “E rëndësishme është që i morëm tri pikët”.

Një tjetër moment i rëndësishëm erdhi në pranverën e vitit 2024, pas humbjes 3-0 të Grasshoppersit ndaj Young Boysit. Në një periudhë kur klubi rrezikonte rënien nga elita, Abrashi mblodhi bashkëlojtarët në fushë dhe u foli me tone të forta, duke kërkuar që skuadra të mos dorëzohej.

“U thashë djemve se nuk dua të shoh asnjë reagim negativ gjatë ditëve në vijim”, kujtoi ai më vonë.

Grasshoppersi arriti sërish ta shmangte rënien përmes ndeshjeve të play-offit. Në maj të po atij viti, pas fitores dramatike në minutat e fundit ndaj Thunit, Abrashi nuk i fshehu emocionet, duke e cilësuar atë si momentin më të mirë të karrierës së tij.

“Ndihem sikur më janë hequr tri kilogramë nga trupi”, kishte thënë mesfushori, pasi presioni i madh për mbijetesë mori fund.

Ai kishte një arsye tjetër për ta kujtuar atë periudhë, pasi vetëm një javë para ndeshjes vendimtare ishte ftuar nga Kombëtarja e Shqipërisë për Kampionatin Evropian të vitit 2024 në Gjermani.

“Prioriteti im ishte ta mbaja GC-në në elitë. Tani mund t’i bashkohem Kombëtares. Çfarë mund të dëshirosh më shumë në karrierën tënde?”, ishte shprehur Abrashi.

Pavarësisht shumë betejave për mbijetesë, mesfushori ka përjetuar edhe suksese me klubin zviceran. Në maj të vitit 2013, ai fitoi Kupën e Zvicrës, pasi Grasshoppersi mposhti Baselin pas ekzekutimit të penalltive në finale. Abrashi, atëherë 23-vjeçar, ishte titullar i rregullt dhe luajti në çdo ndeshje të rrugëtimit drejt trofeut.

Ky mbetet trofeu i fundit i madh i Grasshoppersit, ndërsa Abrashi më vonë fitoi edhe titullin e Bundesligës së dytë gjermane me Freiburgun, në vitin 2016.

Shqiptari është bërë gjithashtu një figurë e rëndësishme në derbin e Cyrihut kundër rivalit FC Zurich. Ai ka zhvilluar 32 derbi të tillë, më shumë se çdo lojtar tjetër aktiv, duke marrë 11 kartonë të verdhë dhe një të kuq. Abrashi nuk e ka fshehur asnjëherë rivalitetin e tij me kundërshtarin lokal.

“Derbit janë një nivel mbi të gjitha ndeshjet e tjera. Pas fitores më pëlqen të dal në qytet për të ngrënë, por pas humbjes fshihem”, kishte deklaruar ai./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.