Shkolla e Mesme - UBT

Kamenica dhe Instituti Pedagogjik planifikojnë mbështetjen e shkollave për vitin shkollor 2026-2027

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Drejtoria Komunale e Arsimit në Kamenicë, në bashkëpunim me Institutin Pedagogjik të Kosovës, ka organizuar një tryezë diskutimi për planifikimin e aktiviteteve mbështetëse për shkollat gjatë vitit shkollor 2026–2027, me synim përmirësimin e cilësisë në arsim.

Në tryezë morën pjesë kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, drejtori i Arsimit, Selami Klaiqi, përfaqësues të Institutit Pedagogjik të Kosovës, drejtorë të shkollave dhe zyrtarë të Drejtorisë Komunale të Arsimit.

Drejtori i Arsimit, Selami Klaiqi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet profesionale për identifikimin e nevojave të shkollave, trajtimin e sfidave dhe shkëmbimin e përvojave e praktikave të mira. Ai bëri të ditur se qëllimi i tryezës është identifikimi i fushave ku mbështetja e Institutit Pedagogjik mund të ndikojë konkretisht në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe procesit edukativo-arsimor.

Shkolla e Mjekesise - UBT

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, vlerësoi se arsimi është bazë e zhvillimit shoqëror dhe theksoi rëndësinë e ndërlidhjes së investimeve në këtë sektor me rezultate konkrete.

Ai u shpreh se komuna do të vazhdojë të mbështesë shkollat dhe punonjësit e arsimit, duke nënvizuar nevojën për identifikimin e sfidave dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në arsim.

Përfaqësuesja e Institutit Pedagogjik të Kosovës, Tringa Dedi, theksoi gatishmërinë e institutit për të ofruar mbështetje profesionale për institucionet arsimore në Kamenicë. Ajo bëri të ditur se bashkëpunimi do të fokusohet në identifikimin e pikave të forta dhe të dobëta, si dhe në trajtimin e problemeve me të cilat përballen shkollat.

Sipas organizatorëve, kjo tryezë synon të krijojë një bazë për bashkëpunim më të strukturuar ndërmjet Komunës së Kamenicës dhe Institutit Pedagogjik të Kosovës, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së arsimit gjatë vitit shkollor 2026–2027./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.