Eko Higjiena

Ambasadorja gjermane: Ofroni arsim cilësor, jo vetëm diploma

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadorja gjermane, Angelika Viets, ka kritikuar ashpër nivelin e arsimit në Kosovë. Ajo ka numëruar faktorët që kanë degraduar sistemin e arsimit në Kosovë e sidomos atë të lartë.

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, është e befasuar me numrin e madh të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë krahasuar me kapacitetin akademik dhe situatën socio-ekonomike të këtij vendi. Ajo e ka bërë të qartë se Kosova, si një vend që pretendon t’i bashkohet BE-së, duhet të synojë cilësinë e njëjtë të arsimit që ofrohet në Evropë.

Në një intervistë ekskluzive për “Zërin”, ambasadorja Viets ka kritikuar ashpër nivelin e arsimit në Kosovë.

“Kosova duhet të ndërtojë një strategji të arsimit në përgjithësi që është e përshtatshme me mjedisin social dhe ekonomik. Veçanërisht në fushën e arsimit të lartë, ku duhet të ofrohen studime cilësore e jo thjesht diploma”, ka thënë Viets në një intervistë për “Zërin”.

Mobi Casa

Ajo përmend se si të njëjtit profesorë japin mësim në institucione të ndryshime publike dhe private.
“Shohim gjithashtu t’u ofrohen të njëjtat programe për studentët. Nuk ka fare konkurrencë. Tani duhet përmirësuar disiplina”, ka thënë ambasadorja gjermane Viets.

Sa i përket mospajtimeve brenda Universitetit, ajo konsideron se “duke përdorur gjuhën e ligjit, duke u kujdesur që të mos shkelet ligji dhe duke përdorur mekanizmat legalë të të gjitha institucioneve që kanë për detyrë të mbështesin veprimtarinë legale të Universitetit, besoj se mund të gjendet një zgjidhje dhe shpresoj që kjo të ndodhë shpejt dhe mbi bazë të meritokracisë”.

Ambasadorja Viets i ka dërguar mesazh të qartë udhëheqësve të sektorit të arsimit se “Vetëm duke përcaktuar dhe përmbushur synimet për standarde të larta të cilësisë, Kosova mund të prosperojë dhe të zhvillohet”. /Zeri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.