Uji Dea

Mediat serbe: Hashim Thaçi, njeri i Amerikës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Portali serb informativ Elektronske Novine ka botuar një profil të gjatë të zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, me fokus në pesë vitet e fundit të tij.Cila është lidhja e Thaçit me Amerikën? Si e sheh Serbia, Thaçin? Si arriti Thaçi të transformohet nga një i akuzuar për tregti organesh në një, siç e quajnë serbët, “super-yll i mediave botërore”?

Fundi i vitit 2010 ishte një periudhë e errët për politikanin më të njohur të Kosovës, Hashim Thaçin. Ai po kalonte në një furtunë pas zgjedhore në Kosovë, proces ky i cili ishte kontestuar ashpër atëbotë.

Parregullsi të mëdha u raportuan në zgjedhjet nacionale, shumica e tyre në komunat nën kontroll të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën Thaçi e bashkëthemeloi në 1999-ën e largët, me ish luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

ARKATANA

Pjesa më e madhe e mashtrimit të raportuar po bëhej brenda listave të partisë kur garda e vjetër e UÇK-së po përdorte të gjitha metodat për të mos ia lëshuar pushtetin brezit të ri të politikanëve.

Ç’është e vërteta, të gjitha partitë në Kosovë u përballen me po të njëjtat akuza – sistemi zgjedhor me lista të hapura, por me një zonë ku secili votues do të zgjidhte 5 deputetë, bëri që kandidatët të orvateshin për të fituar vota pa kursyer mjete, përfshirë ryshfetin dhe vjedhjen e drejtpërdrejtë të votave./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.