“Shpërthen” Florent Hasani, sulmuesi kosovar shënon dy gola për Kayserisporin në Turqi
Skuadra e Kayserisporit është duke fituar 2:1 ndaj Batman Petrolsporit, në ndeshjen e javës së 11-të në Ligën e Parë të futbollit në Turqi.
Dy golat për ekipin vendas i shënoi Florent Hasani, shkruan Indeksonline
Sulmuesi kosovar u fut në lojë në fillim të pjesës së dytë dhe shënoi dy herë.
Florent Hasani… #Kayserispor pic.twitter.com/OkachVzVg6
— Memduh Borazan (@MemduhBorazan) October 18, 2026
Një në minutën e 71’të, nga penalltia dhe një në minutën e 82’të në lojën e rregullt.
Me këto dy shënime, Hasani shkon në kuotën e tri golave në 10 ndeshje me fanellën e Kayserisporit./Indeksonline/

