Fidanishtja

Menduh Thaçi komenton zhvillimet në Kosovë e Shqipëri dhe dënimin e Hashim Thaçit: Kjo situatë s’do të ndalet…

/ 2 minuta lexim

Menduh Thaçi, ka komentuar për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri, pas dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, dhe protestave në Tiranë dhe disa qytete të tjera shqiptare.

Thaçi, ka thënë se situata ‘’nuk do të ndalet’’, ndërsa lidhur me gjykimin e ish-krerëve të UÇK’së, duhet të pritet edhe pak, pasi që në nëntor, mendon Thaçi, do të hapet vendimi i Speciales me mbi 2 mijë faqe.

‘’A këtu në Kosovë ça po bëhet, njerëzit të cilët 30-40 vjet kanë dalë si luftëtarë kryesorë, kanë spiunu njëri-tjetrin për ta likfidu Hashimin politikisht, drejtuesin e luftës, presidentin e Kosovës. Dhe ky likfidim tash mundohet të sqarohet me një shpjegim historiko-politikë se Hashim Thaçi e ka këtë si ndëshkim politik për shkak se ishte i interesuar për ndarjen e Kosovës. Dhe kjo në mënyrë shumë perfide, ku këtë e udhëheqë Alia, edhe pse e mbylli gojën, duhet t’i mëveshët edhe PDSH’së, se unë kam qenë kundër ndarjes. Këto janë etiketat që vendosen për të ardh në pushtet. Rrini qetë edhe pak. Unë mendoj se në nëntor do të hapet vendimi i gjyqit 2 mijë e diçka faqe, për dënimin e Hashimit, ka për të lexu plot aty. Ama aty kush ka dëshmu ose kush ka spiunu e ka emrin me të zeza, por ama ne që jemi pjesë të historisë, e dimë në cilin korridor, në cilët shkallë dhe në cilët anë ka qenë aty. Ky dënim ka ardh si rezultat i spiunimit të rëndë, nuk ka ardh si rezultat i krimeve që janë kry. Se të marrin në qafë njerëzit të cilët pranojnë të bashkëpunojnë. Dhe unë mendoj që krejt kjo e ka përkeqësu situatën dhe tash pres një vështirësi… se kjo situatë nuk do të ndalet’’, ka thënë ai.

Fundamenti
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.