Mobicasa

Pacolli: Një pasdite pune për drejtësi në “La Petite France”, në Strasburg

/ 3 minuta lexim

Edhe në ditët më të vrenjtura e me shi, shpresa për një të ardhme më të mirë bëhet gjithnjë e më e fortë dhe më reale ka shkruar Behgjet Pacolli.

Drejtësia vjen si rrufeja!

Drejtësia është universale. Ajo mund të vonohet, por vjen si rrufeja: e qartë dhe e fuqishme, sado që dikush të përpiqet ta devijojë atë!

UBT - Kosove

Sa të mjerë janë ata që përpiqen ta pengojnë!

Sa të mjerë janë ata që nuk e respektojnë drejtësinë!

Është e turpshme kur gjyqtarë të caktuar abuzojnë me pushtetin që u është besuar dhe manipulojnë me drejtësinë.

Në rastin tonë, kundërshtojmë me vendosmëri “masat e sigurimit” të vendosura nga disa gjyqtarë, si:

Fatmir Ndreu, Mariana Shegani (Dedi) dhe Miranda Nakaj.

Ne i konsiderojmë këto vendime të kundërligjshme, ashtu siç i konsideruan edhe Gjykata e Lartë dhe, së fundmi, edhe Gjykata e Apelit.

Pasojat e këtyre masave ishin jashtëzakonisht të rënda!

Këto masa kanë dëmtuar një projekt me vlerë qindra milionash, kanë goditur MABCO-n dhe reputacionin e saj, si dhe kanë penguar mundësitë ekonomike dhe të punësimit që qytetarët prisnin nga ky investim. Ato kanë krijuar gjithashtu rrezikun e pasojave të mëdha financiare për shtetin shqiptar në arbitrazh. Përtej dëmit ekonomik, është cenuar rëndë besimi te shteti ligjor.

Për ne, këto vendimmarrje ngrenë dyshime serioze për abuzim me detyrën dhe interesa korruptive, të cilat kërkojmë të hetohen plotësisht.

Ne nuk do të rrimë duarkryq përballë këtyre padrejtësive. Do të kërkojmë llogari për çdo shkelje dhe përgjegjësi për dëmet e shkaktuara. Besojmë te gjyqtarët e ndershëm dhe i falënderojmë ata për vendimet e tyre të drejta, të cilat treguan se drejtësia në Shqipëri ende është aty dhe është e fuqishme!

Do t’i paraqesim të gjitha provat tona para institucioneve kompetente, edhe këtu, për ta çliruar drejtësinë shqiptare nga matrapazët dhe manipuluesit e drejtësisë, si dhe për të kërkuar përgjegjësi nga secili që abuzoi me detyrën dhe me besimin që i ishte dhënë.

Do ta ndjekim këtë betejë për drejtësi kundër këtyre abuzuesve deri në fund dhe në çdo vend, si në Shqipëri, ashtu edhe ndërkombëtarisht!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.