United Hospital

Suspendimi i 3 zyrtarëve policorë, Sveçla: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë së Kosovës

/ 1 minutë lexim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas rekomandimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) për suspendimin e tre zyrtarëve policorë, të dyshuar për ngacmim seksual dhe kontrollim të paligjshëm.

Sveçla ka mirëpritur angazhimin e përbashkët të IPK-së dhe Policisë së Kosovës për hetimin e rastit, duke theksuar se keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar nuk do të tolerohet.

Ai ka deklaruar se nuk do të lejojë që veprimet e individëve të njollosin imazhin e Policisë së Kosovës dhe të pjesëtarëve që, sipas tij, shërbejnë me profesionalizëm për sigurinë e qytetarëve.

Fundamenti

“Pa asnjë kompromis dënojmë çdo keqpërdorim që bëhet për çfarëdo përfitimi në emër të saj”, ka shkruar Sveçla.

Ministri ka theksuar se besimi i qytetarëve në Policinë e Kosovës ndërtohet mbi profesionalizmin, integritetin dhe përgjegjësinë, ndërsa IPK-në e ka cilësuar si mekanizëm thelbësor të llogaridhënies për trajtimin e shkeljeve./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.