Uje Dea

Thjerrëzat ulin në mënyrë natyrale hipertensionin

/ 2 minuta lexim

Sipas një studimi të ri, është një produkt natyral që mund të ndihmojë në uljen e hipertensionit. Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Manitoba në Kanada kanë kryer një studim për të përcaktuar ushqimet që lidhen me hipertensionin.

Studimi, është prezantuar në një konferencë të Shoqatës Amerikane të Zemrës.Shkencëtarët kanë monitoruar minjtë me nivele të larta të tensionit të gjakut dhe probleme me zemrën.

Ata i ushqyen minjtë me lloje të ndryshme bishtajoresh, si fasulet, thjerrëzat, bizelet dhe qiqrat, për një periudhë të caktuar kohe.

UBT KOSOVE

Pasi analizuan rezultatet, ata zbuluan se konsumimi i bishtajoreve ndihmoi në përmirësimin e qarkullimit të gjakut tek këmbët e minjve që vuanin nga sëmundja arteriale periferike, që tkurr arteriet në gjymtyrë.

Ata më pas zbuluan se thjerrëzat, sidomos ndihmuan në uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe përmirësuan qarkullimin e gjakut.

“Këto rezultate janë të jashtëzakonshme, duke qenë se sigurojnë një mënyrë jo-farmakologjike për të trajtuar sëmundjet e lidhura me çrregullimin e qarkullimit të gjakut”, deklaroi drejtuesi i studimit, dr. Peter Zahradka.

Thjerrëzat sigurojnë fibra, antioksidues, folate dhe magnez, të gjitha këto lëndë ushqyese që lidhen me shëndetin e mirë të zemrës. Këto veti ndihmojnë gjithashtu në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, oksigjenit dhe lëndëve ushqyese në të gjithë trupin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.