Shkolla e Mesme - UBT

Arbër Ismajli nga LDK kritikon gjendjen në Gjilan: Rrugët hapen e mbyllen disa herë, qyteti në kaos

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Arbër Ismajli nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj gjendjes së infrastrukturës dhe qarkullimit në qytetin e Gjilanit, duke kritikuar qeverisjen komunale për, siç thotë ai, mungesë të planifikimit, koordinimit dhe përgjegjësisë në realizimin e punimeve publike.

Përmes një postimi, Ismajli ka ngritur shqetësimin për ndërhyrjet e përsëritura në rrugët e qytetit, të cilat, sipas tij, po shkaktojnë bllokada të trafikut dhe vështirësi të përditshme për qytetarët.

“Rrugët hapen e mbyllen brenda një viti nga katër herë, pa planifikim, pa koordinim dhe pa asnjë përgjegjësi”, ka shkruar Ismajli, duke e cilësuar situatën si kaos urban që po rëndon mbi qytetarët.

Uje Dea

Ai ka kritikuar gjithashtu rezultatet e qeverisjes komunale gjatë pesë vjetëve të fundit, duke pretenduar se ende nuk është përfunduar ndonjë projekt madhor që, sipas tij, do të dëshmonte punën e këtij pushteti.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga Ismajli lidhet me gjendjen e rrugëve dhe infrastrukturës gjatë reshjeve të shiut. Ai ka paralajmëruar për vështirësitë që mund të paraqiten me ardhjen e dimrit, kur reshjet më të dendura mund ta rëndojnë edhe më shumë qarkullimin dhe gjendjen në terren.

“Qyteti dhe qytetarët kanë nevojë për planifikim, përgjegjësi dhe punë që kryhen si duhet”, ka theksuar ai në reagimin e tij.

Ismajli e ka përshkruar situatën aktuale si një gjendje të rënduar urbane dhe ka kërkuar më shumë përgjegjësi në realizimin e projekteve infrastrukturore, duke vënë në pah ndikimin që punimet e përsëritura dhe problemet me rrugët kanë në jetën e përditshme të qytetarëve.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur infrastruktura rrugore, organizimi i punimeve publike dhe qarkullimi në Gjilan mbeten çështje me interes për qytetarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.