Pse dha dorëheqje menaxheri i zyrës së prokurimit në Kamenicë?
Kamenicë – Drejtorët komunal janë njoftuar nga Begzad Sinani me vendimin, se tani e tutje nuk mund të shfrytëzohen veturat zyrtare për udhëtime private.
Në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve, të kryesuar nga kryetari, Begzad Sinani janë shqyrtuar disa pika si çështja e kioskave dhe çështja e kompletimit të zyrës së prokurimit, pas dorëheqjes së menaxherit të kësaj zyre, para disa ditësh, dhe çështja e realizimit të projekteve të ndryshme. Askush nuk ka dhënë arsye pse është larguar menaxheri i prokurimit.
Fatmir Krasniqi, çështjen e kioskave e konsideron si problem të vjetër në komunën e Kamenicës. Edhe pse ka pasur përpjekje më herët të zgjidhet ky problem, megjithatë asnjëherë nuk është zgjidhur. Prandaj zgjidhjen e këtij problemi e konsideron si sukses i kësaj qeverisje.
Është propozuar në Këshill që të hulumtohet, kush i shfrytëzon ato kioske, a janë pronarët ata që komuna ua ka nda, edhe a i zhvillojnë veprimtaritë e caktuara nga komuna.
Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, sqaroi se në planin e mobilitetit që po përgatitet në bashkëpunim me DEMOS-in, është identifikuar se rregullimi i udhëkryqit te ura ( pranë shkollave ), pengohet nga prania e kioskave në breg të përroit të Rubocit.
Për këtë çështje Sinani ka caktuar një komision i cili do të dal me raport dhe me rekomandime për kioskat.
Drejtoria e Shërbimeve Publike, sipas drejtorit Faton Jakupi, ballafaqohet me mungesën e një rregullore për shfrytëzimin e hapësirave publike. Kërkesën për një rregullore të tillë e mbështeti edhe kryetari dhe drejtorët tjerë.
Në këtë takim janë trajtuar edhe çështje tjera të cilat janë të lidhura me realizimin e planit të komunës për investime kapitale, si :asfaltim rrugësh, kanalizime, ujësjellës etj.
Prandaj, zyra e Prokurimit, do të mbështetet edhe me disa zyrtarë nga disa drejtori komunale. Drejtorët u njoftuan me vendimin, se tani e tutje nuk mund të shfrytëzohen veturat private për udhëtime zyrtare.
Kryetari e formoi edhe një komision i cili ka për detyrë të bëjë regjistrimin e gjitha investimeve të bëra në komunën e Kamenicës, duke filluar nga viti 2000 deri në vitin 2015./rajonipress/


