UBT

Nëntoka kontrollon drejtësinë

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë, por edhe opozitarët e vendit, kanë alarmuar se drejtësia kosovare është në duart e mafio- oligarkëve dhe njerëzve të nëntokës kriminale, të cilët nuk po e lënë të funksionojë dhe as të frymojë lirshëm. Ata po ashtu kanë ngritur edhe dilemën se a është bërë Pallati i drejtësisë, në fakt Pallat i padrejtë- sisë, ku gjyqtarët e inkriminuar vetëm formalizojnë në emër të ligjit trafikimin (shit-blerjen) e drejtësisë?.

Prokurorët nuk guxojnë të hetojnë gjyqtarët abuzivë.

“Derisa është në këtë gjendje, nuk mund të flitet për një sistem drejtësie të shëndoshë, demokratik dhe të pavarur, ndërsa në anën tjetër vetë fakti se prokurorët hezitojnë, edhe kur rastet flasin për këtë, të hetojnë exoficio qoftë edhe kolegët e tyre gjyqtarë trafikantë dhe kur janë të inkriminuar në ndonjë vepër, atëherë kjo tregon se këtu nuk funksionon etika profesionale dhe as ajo njerëzore për t’i shërbyer ligjit dhe të drejtës, pa marrë parasysh se kush gjendet para shkeljes së ligjit dhe si kryes i veprave që janë të dënueshme, qoftë korruptive apo të natyrës tjetër”, është shprehur analisti Naim Kelmendi, raporton Gazeta Kosova Sot

FIDANISHTJA

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë, por edhe opozitarët e vendit, kanë alarmuar se drejtësia kosovare është në duart e mafio- oligarkëve dhe njerëzve të nëntokës kriminale, të cilët nuk po e lënë të funksionojë dhe as të frymojë lirshëm. Ata po ashtu kanë ngritur edhe dilemën se a është bërë Pallati i drejtësisë, në fakt Pallat i padrejtë- sisë, ku gjyqtarët e inkriminuar vetëm formalizojnë në emër të ligjit trafikimin (shit-blerjen) e drejtësisë?. Ndaj në këtë drejtim është shtruar edhe pyetja se përse prokurorët, veç- mas ata të rinjtë, po hezitojnë të hetojnë ex-oficio kolegët e tyre gjyqtarë trafikantë?Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se drejtësia kosovare ka kohë që është e kapur nga mafio- oligarkët apo është e kapur nga njerëzit e nëntokës kriminale, duke e ngulfatur kësisoj drejtësinë në vend. Kelmendi thotë se me njerëz të kapur të drejtësisë, që janë të inkriminuar dhe me të kaluar kriminale, e që kanë kapur drejtësinë nuk mund të ketë funksionim të drejtësisë së pavarur nga krimi dhe kriminelët e njerëzit e nëntokës që sot kanë kapur segmente të drejtësisë dhe shtetit. “Andaj, në sistemin e drejtësisë, me gjyqtarë të pandërgjegjshëm, pa etikë njerëzore e profesionale, pastaj me të kaluar thuaja të dyshimtë në profesionin e tyre etj., sistemi i drejtësisë do të lëngojë edhe për sa kohë dhe s’mund të jetë i pavarur dhe në funksionin e tij parësor, atë të ndarjes së drejtësisë dhe vendimit të pavarur gjyqësor, apo të frymojë e pavarur e që ky do të ishte fakti parësor për një drejtësi të përgjegjshme dhe të shëndetshme sikur e kërkon ligji dhe e drejta”, ka theksuar ai.

Të inkriminuarit dëmtojnë imazhin e sistemit Kelmendi ka shtuar se në drejtësinë kosovare ka mjaft gjyqtarë të inkriminuar, ku për rrjedhojë të njëjtët vetëm i bëjnë dëm dhe e dëmtojnë imazhin e drejtësisë sesa që janë të përgjegjshëm në ndarjen e të drejtës, pasi janë të kapur e të ndikuar nga mafio-oligarkët. Sipas tij, vështirë të flitet për një sistem të drejtësisë si të shëndoshë e të pavarur me kësi gjyqtarësh e prokurorësh të inkriminuar, të papërgjegjshëm dhe të ndikuar si mos më keq nga mafio-oligarkët dhe njerëzit e nëntokës që po dalin si më të fortë për ta diktuar dhe për ta kontrolluar edhe sistemin e drejtësisë në vend. “Prandaj, edhe për sa kohë, derisa është në këtë gjendje nuk mund të flitet për një sistem drejtësie të shëndoshë, demokratik dhe të pavarur, ndërsa në anën tjetër vetë fakti se prokurorët hezitojnë, edhe kur rastet flasin për këtë, të hetojnë ex- oficio qoftë edhe kolegët e tyre gjyqtarë trafikantë dhe kur janë të inkriminuar në ndonjë vepër, atëherë kjo tregon se këtu nuk funksionon etika profesionale dhe as ajo njerëzore për t’i shërbyer ligjit dhe të drejtës, pa marrë parasysh se kush gjendet para shkeljes së ligjit dhe si kryes i veprave që janë të dënueshme, qoftë korruptive apo të natyrës tjetër”, është shprehur Kelmendi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.