Luta kujton fitoren plebishitare
Gjilan – Tre vjet nga fitorja plebishitare. Ndërkaq, më 24 dhjetor bëhen tre vjet që po qeverisim me dyer të hapura dhe duar të pastra. Me krejt kapacitetin tonë njerëzor e intelektual, po vazhdojmë me punë t’hajrit në të gjitha fushat ka shkruar Lutfi Haziri.
Mbi të gjitha, më bënë krenar fakti se kemi arritur ta zbusim dukshëm çështjen e banimit dhe strehimit. U ndërtuan 38 shtëpi për familjet në nevojë, 40 shtëpi i kemi renovuar, ndërkaq 45 familjeve po ua paguajmë qiratë. Faleminderit shumë për besimin qytetar. Do të mbetem gjithmonë Luta juaj!/rajonipress/


