Eko Higjiena

PDK: Lutfi Haziri po vuan nga halucinacionet

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Vërtetë është për keqardhje gjendja e rëndë në të cilën ka ardhur dhe po kalon kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri. Është e dhimbshme kur sheh Lutën duke vuajtur nga halucinacionet, sidomos ditëve të fundit është bërë shqetësuese sjellja e tij dhe efektet që po i shkakton ky problem serioz i tij thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan.

Pas ngjarjeve të ditës së djeshme, ku disa persona kanë shpuar gomat e disa veturave zyrtare të komunës së Gjilanit, kanë reaguar dega e LDK-së, kryetari Lutfi Haziri si dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, të cilët vërshuan me akuza të njëpasnjëshme ndaj aktivistëve të Lëvizjes së Vetëvendosjes, për këtë veprim të tyre.

Po ashtu Policia e Kosovës në Gjilan përmes komunikatës për media ka konfirmuar akuzat e Lutës, se janë disa aktivist të VV të cilët kanë kryer këto veprime. Mirëpo në mbrëmje zëdhënësi i Policisë së Kosovës, pas presioneve të Lutfi Hazirit, e ndërron vlerësimin e kësaj ngjarje duke thënë se ne ende nuk e dijm nëse janë apo jo aktivist të Vetëvendosjes.

Sipas Riad Rashiti, kjo sjellje e turpshme e zëdhënësit të Policisë së Kosovës në Gjilan, vë në pah edhe një problem tjetër serioz, se si është ndikuar institucioni i PK nga Luta. Kjo edhe nuk është për çudi, sepse të njëjtën gjë e ka bërë edhe Prokuroria Themelore e Gjilanit. E këto dy institucione janë vënë në shërbim të kryetarit të Gjilanit, i cili ka nevojë për fshehje të krimit, korrupsionit dhe shkeljeve të shumta ligjore që po i bënë qeverisja komunale me në krye Lutfi Hazirin.

Akuzat e mëvonshme të Lutfi Hazirit, se PDK-ja qëndron prapa aksionit të bërë dje ndaj veturave zyrtare të komunës, janë të turpshme, të pabazuara dhe pa asnjë fakt dhe argument të vetëm. PDK-ja asnjëherë nuk ka bërë sjellje të tilla ndaj asnjë individi, zyrtari apo ndaj pronës publike të komunës, shprehet Riad Rashiti nga dega e PDK-së.

Mobi Casa

Kjo sjellje e Lutfi Hazirit shpreh vuajtjen që ka ai nga halucinacionet, një sindromë që nënkupton përceptimin e gabuar të ngjarjeve pa prezencën e informatave, gjatë të cilit personi i prekur nga ky sindrom reagon në mënyra të ndryshme që e dëmtojnë veten e tij, duke manifestuar çrregullime në përceptimin e realitetit, të menduarit, emocionit, të folurit dhe të aktiviteteve fizike.

Nuk është hera e parë që kryetari i komunës ka dhënë shenja se ka probleme serioze në personalitetin e tij. Shpesh herë Lutfi Haziri nuk është i vetëdijshëm për veprimet dhe deklaratat e tij që i bënë para publikut. Ky devijim i tij, vërehet në shumë aspekte. Ai e ka humbur plotësisht besimin në veten e tij (pas ndërprerjes së faljes së xhumasë që nga fushata zgjedhore) dhe në punën që e bënë ai, si i pari i qytetarëve të Gjilanit. Shpresojmë së Luta është duke e trajtuar dhe e menaxhuar gjendjen e tij, sepse duket që është mjaft serioze dhe e cila ka nevojë për kujdes të shtuar.

Lutfi Haziri nuk duhet të frikësohet aspak nga Partia Demokratike e Kosovës, por as nga ata të cilët shprehin mendimet dhe vlerësimet për mos punën në qeverisjen komunale. Ai mund të frikësohet nga e kaluara e tij e shëmtuar, shkeljet ligjore, mbështetjen që po ia bënë krimit të organizuar, sepse këto veprime të dëmshme nga ana e tij, nuk do të mund t’ia fshehë as Policia e Kosovës, as Prokuroria Themelore.

Andaj ky frikësim i Lutfi Hazirit dhe humbja e besimit, sigurisht që ka ndikuar në shfaqjen e halucinacioneve dhe vuajtjet që po i shkakton ky sindrom i rrezikshëm.
I kërkojmë Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore, që të kryejnë punën në mënyrë profesionale dhe mos të jenë në ndikim dhe shërbim të Lutfi Hazirit, si dhe të bëjë identifikimin e individëve që kanë kryer aksionin ndaj veturave zyrtare të komunës dhe ta informojnë me kohë dhe drejtë publikun Gjilanas dhe më gjerë.

Ne nuk do të lejojmë që veprimet e dikujt tjetër, t`i veshën Partisë Demokratike të Kosovës, sikurse në kohën e pasluftës kur klanet e LDK-së në Gjilan hidhnin bomba nëpër lagjet e qytetit, duke i qëruar hesapet në mes veti, e që me komunikata ia faturonin PDK-së. Kjo kohë ka kaluar moti, por sindromi i halucinacioneve po ia rikthen ato ngjarje dhe kujtime Lutfi Hazirit, të cilit i dëshirojmë sukses dhe këndellje thuhet në reagimin e PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.