Hidromorava

VV: Komuna po shpenzon vetëm për luks, po i harron nevojat e qytetarëve

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Qendra e Lëvizjes VV në Gjilan mbajti konferencë për media ku u fol për problemet me të cilat përballen shoqata Hendikos, shoqata e të verbërve dhe shoqata e shurdhë-memecëve në Komunën e Gjilanit; si dhe për uzurpimet e shumta të pronës publike në Gjilan.

Deputeti Ismajl Kurteshi tha se në vitet e para të pas luftës, Hendikosi ka luajtur rrol shumë të rëndësishëm në Gjilan, si në pjesët tjera të Kosovës, qindra fëmijë dhe të rinj me nevoja të veçanta janë trajtuar profesionalisht nga punëtorët e vyeshëm të kësaj organizate. “Këta punëtor shërbimet e tyre i kanë ofruar edhe nëpër shtëpitë e atyre që kanë pas nevojë për ato shërbime. Të gjitha këto shërbime edhe atëherë janë krye me mjete të kufizuara të punës dhe në një ambient të ngushtë e të papërshtatshëm, por puna është krye. Hendikosi për vite të tëra është përkrahë nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, por edhe nga fondet vendore”, tha Kurteshi.

Tani Hendikosi edhe pse e ka një objekt të ri, është para kolapsit. Komuna e Gjilanit e cila shpenzon shumë për luks, po i kursejnë mjetet nga të cilat varen shumë qytetar me nevoja të veçanta. “Objekti i Hendikosit, në të cilin aktivitetet i zhvillojnë edhe shoqata e të verbërve dhe shoqata e shurdh-memecëve të Komunës së Gjilanit, qe më shumë se një muaj nuk ka energji elektrike, e kjo do të thotë se atje nuk mund të zhvillohet asnjë aktivitet, e as të ndonjë shërbim. Komuna për vitin 2015 kësaj organizate ia ka ndarë vetëm 9,000 euro. Hendikosi bashkë me dy shoqatat tjera, 9,000 euro ia kanë borxh KEDS-it për rrymë. Edhe po të mos ishte problemi i rrymës, trefishi i këtij buxheti do duhej të ishte minimumi për funksionimin normal të Hendikosit, pasi që aty kërkojnë shërbime mbi 1.000 qytetarë”, tha ndër të tjera Kurteshi. Ai kërkoi nga Komuna e Gjilanit që urgjentisht t’i paguajë borxhet e rrymës të këtyre shoqatave, dhe për vitin e ardhshëm të ndaj buxhet të mjaftueshëm për funksionim normal të Hendikosit dhe dy shoqatave të tjera.

FIDANISHTJA

Lista e uzurpatorëve të pronave publike në Komunën e Gjilanit po rritet. Komuna do të duhej t’i evidentojë të gjitha rastet e uzurpimeve dhe të ndërmerr masa për kthimin e saj te pronari i vërtet.

Asambleistja Arjeta Rexhepi tha se derisa ish drejtori i Drejtorisë së Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronës disa herë i kishte bërë publike listën e uzurpatorëve, administrata aktuale e Komunës nuk e ka bërë as një hap në këtë drejtim. “Përkundër kërkesës nga këshilltarët komunal të Lëvizjes VV! që lista e uzurpatorëve të publikohet dhe të fillon procedura e kthimit të këtyre pronave publike, drejtoria përkatëse nuk ka qenë gati këto listë t’i prezantojë as këshilltarëve komunal e lere më qytetarëve, e aq më pak të fillon procedurat e kthimit të pronave. Komuna madje edhe vetë ka falë prona të Komunës në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe ka këmbye prona të Komunës me prona private pa nevojë e në dëm të Komunës”, u shpreh Rexhepi, duke kërkuar nga administrata komunale që menjëherë t’i bëjë publike listat e uzurpatorëve dhe të fillon procedurat e kthimit të tyre dhe fillimin e procedurave gjyqësore përmes të cilave kërkohet përgjegjësi nga uzurpatorët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.