ARKATANA

Përgjigjet LDK: Sukseset e sportit flasin më mirë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Qytetarët e Gjilanit, i sigurojmë se me sinqeritetin dhe ligjshmërinë më të lartë do menaxhojmë ç`do fond si dhe pasuri të komunës tonë, dhe njëherit i njoftojmë se e gjithë tendenca e “poezive pa rimë” të PDK-së, ka të bëjë me qëllimet e tyre të liga që akoma s`po arrijnë të kuptojnë se janë të dënuar nga qytetarët për dëmet milionëshe që ja shkaktuan komunës tonë thuhet në reagimin e LDK-së.

Në vend të reagimit ndaj komunikatës së degës së PDK-së. Gjilani po arrin me shumë sukses të mbajë primatin e qytetit të sportit dhe falë politikave të shëndosha që po zbatohen në përkrahje të pakushtëzuara ndaj sportistëve, sot klubet e Komunës së Gjilanit më shumë se asnjë herë më parë po identifikohen si klube të mirë organizuara dhe falë kësaj politike ata po ngrisin rezultate kulminante në ç`do garë ku zhvillojnë aktivitetet e tyre.

Ne dhe qytetarët e Gjilanit e dimë se ishte një kohë kur shuheshin klubet dhe kur bëheshin politika selektive ndaj sportistëve e që fatmirësisht ato ditë perënduan dhe sot klubet tona jo që nuk po shuhen por përkundër po arrijnë të ngrisin histori suksesesh e që ndoshta kjo i pengon disave që janë me “vaj në buzë”.

Sot të rinjtë dhe sportistët tanë kanë qasje të pakushtëzuara në ç`do hapësirë që u dedikohet atyre ndërsa duke qenë të angazhuar sinqerisht që si në sport edhe në ç`do fushë tjetër të kemi rend dhe organizim të mirëfilltë, ne kemi arritur t`ju krijojmë mundësi të barabarta shfrytëzimi të hapësirave dedikuar sportit, ç`do klubi të komunës tonë.

Mobi Casa

Falë përkrahjes së sinqertë që Kryetari Lutfi Haziri, po ju kushton klubeve, sot thuajse të gjitha klubet e komunës tonë me shumë sukses po na përfaqësojnë dhe po mbajnë rang kampionësh në ligat ku garojnë.

Nëse ju jeni shkëputur nga rrjedhat e zhvillimeve dhe nuk arrini të shihni sukseset është problem i juaji, por s`paku tregoni respekt ndaj vlerave dhe gëzohuni për sukseset që po ngriten dhe largoni duart e mos luani me djersën e sportistëve.

Qytetarët e Gjilanit, i sigurojmë se me sinqeritetin dhe ligjshmërinë më të lartë do menaxhojmë ç`do fond si dhe pasuri të komunës tonë, dhe njëherit i njoftojmë se e gjithë tendenca e “poezive pa rimë” të PDK-së, ka të bëjë me qëllimet e tyre të liga që akoma s`po arrijnë të kuptojnë se janë të dënuar nga qytetarët për dëmet milionëshe që ja shkaktuan komunës tonë thuhet në reagimin e LDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.