Hidromorava

Begzad Sinani përfundimisht i pafajshëm, Pira ndihet i relaksuar

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjykata e Apelit në Prishtinë duke shqyrtuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjilan ndaj Begzad Sinanit e Hasan Keqmezit ka hedhur si ta pabazë këtë ankesë me arsyetimin se Gjykata Themelore e Gjilanit në aktgjykimin e saj në mënyrë të detajuar i ka diskutuar akuzat e pohuara dhe se Kolegji pajtohet me Gjykatën e Gjilanit se prokuroria nuk ka prezantuar prova konkrete rreth përgjegjësisë penale të të pandehurve.

Gjykata e Apelit në Prishtinë në aktgjykimin e saj që është kryesuar nga Xhevdet Abazi duke vendosur në lëndën e Begzad Sinanit dhe Hasan Keqmezit të akuzuar nga Prokuroria Speciale dhe të shpallur jo fajtor nga EULEX-i , pas ankesës së Prokurorisë Speciale kundër aktgjykimit të Gjykatës së Gjilanit ka vendosur se ankesa e Prokurorisë Speciale është e pabazuar, raporton rajonipress.

Në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit thuhet se ankesa është refuzuar sepse Gjykata e Gjilanit ka konstatuar drejtë se Prokuroria nuk ka prezantuar prova konkrete rreth përgjegjësisë penale të të pandehurve lidhur me atë se të pandehurit kanë dashur të përfitojnë dobi të kundërligjshme pasurore për vetën apo për personin apo organizatën tjetër afariste apo kanë dashur t`i shkaktojnë dëm personit apo organizatës tjetër afariste, prandaj këto prova mungojnë. “Aktet për të cilat të pandehurit Begzad Sinani dhe Hasan Keqmezi akuzohen nuk përbënë vepër penale dhe për këtë arsye Gjykata e Gjilanit ka sjellur aktgjykim të drejtë dhe të duhur për lirimin e tyre” thuhet në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit.

Madje Gjykata e Apelit ka konstatuar se Prokuroria në ankesën e saj nuk i ka shtjelluar më tutje se çfarë shkelje të nenit janë bërë dhe se nuk është përmendur asnjë paragraf konkret dhe për këtë arsye Kolegji i Apelit konstaton se parashtresa e prokurorisë është e pabazë.

Avokati mbrojtës Shemsedin Pira tha për rajonipress se ndihet shumë i relaksuar pasiqë teza e tij se Prokuroria që nga fillimi nuk ishte marrë me prova konkrete, por vetëm me retorikë shterpe doli të jetë e saktë. “Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj personave që kanë përgjegjësi të larta institucionale. Nuk mendoj se duhet të amnistohet asnjë zyrtar madje, por prokuroria e ka pasur mundësinë dhe rastin që të vërtetoj dhe të ofrojë prova në të dyja rastet, gjë që u pa që aktakuza ishte e ngarkuar dhe nuk kishte elemente bazë për ndjekje penale” tha Pira.

Ndryshe Trupi gjykues i kryesuar nga Anna Adamsak Gallant më 20 nëntor 2013 e kishte liruar nga akuzat Begzad Sinanin dhe Hasan Keqmezin me arsyetimin se nuk janë vërtetuar provat e ofruara nga Prokuroria Speciale. Begzad Sinani e pati quajtur fitore të drejtësisë dhe të tij këtë proces siç kishte thënë të motivuar politikisht.

United Hospital

Trupi gjykues i kryesuar nga Anna Adamsak Gallant duke e dhënë arsyetimin kishte deklaruar se Begzad Sinani dhe Hasan Keqmezi nuk janë fajtor sepse nuk kanë përfituar asgjë për vete. “Provat e ofruara në aktakuzë nuk janë vërtetuar dhe Begzad Sinani e Hasan Keqmezi lirohen nga akuza e keqpërdorimit të detyrës zyrtare “ pati thënë Gallant.

Gallant kishte thënë se as Sinani e as Keqmezi nuk i kanë tejkaluar kompetencat edhe në kohën kur kanë shpërndarë ndihma në kohën e fushatës.

Ajo tha se edhe pse aktakuza i ka ngarkuar për një shpërdorim të detyrës zyrtare në vlerë të 178 mijë eurove, duke përfshirë shpenzime të drekave e darkave, karburanteve dhe shpenzimet e ndihmave gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2009 megjithatë Gjykata nuk ka arritur të vërtetoj se dy të akuzuarit kanë kryer veprën penale.

Ndryshe sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës (EULEX), Begzad Sinani dhe Hasan Keqmezi dyshohej se gjatë vitit 2009 me qëllim që vetit t`i sjellin përfitim të kundërligjshëm pasuror kanë marrë vendim për shpërndarjen e ndihmave për skamnorët edhe pse s`ka pasur nevojë për një gjë të tillë.

Aktakuza gjithashtu i ngarkonte Sinanin e Keqmezin se gjatë kohës së fushatës së vitit 2009 kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës duke krijuar shpenzime për dreka e pije. Të dy këta dyshoheshin për veprën penale shpërdorimi i detyrës zyrtare. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.