United Hospital

Kusari-Lila: Tërheqja e Bekim Sejdiut gati e pritshme, do të bëjmë të pamundurën për ta shmangur një proces tjetër zgjedhor

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka komentuar tërheqjen e Bekim Sejdiut nga kandidatura për president të Kosovës, duke thënë se një zhvillim i tillë ishte pothuajse i pritshëm për shkak të mungesës së mbështetjes brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kusari-Lila ka deklaruar se gjashtë deputetë të LDK-së ishin deklaruar menjëherë pas prezantimit të kandidaturës se nuk do ta mbështesnin Sejdiun.

Ajo ka përmendur edhe deputeten e LDK-së, Daorsa Kica-Xhelili, si dhe nënkryetarin e kësaj partie, Lutfi Haziri, duke theksuar se edhe këto zhvillime ndikuan në situatën rreth kandidaturës së Sejdiut.

United Hospital

“Tërheqja e Bekim Sejdiut gati se ishte e pritshme në situatën kur LDK përveqëse kishte numrin prej 6 deputetëve që u deklaruan menjëherë pas prezantimit të tij që nuk do ta mbështesin këtë kandidature për president, numrit apo zërat për hezitim në procesin siç u deklaruan ata antikushtetues u shtuan, ishte deputetja Daorsa Kica-Xhelili, pastaj edhe vet Haziri që ishte pjesë e negociatave dhe diskutimit edhe me profesorin Sejdiun. Jemi duke iu afruar zgjedhjeve sesa që jemi duke shpresuar që mund të gjendet një emër tjetër, në këto ditë ne do të mundohemi që të bëjmë të pamundurën të mundur për ta evituar një proces tjetër zgjedhor”, tha Kusari-Lila për emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Kusari-Lila ka thënë se në ditët në vijim do të bëhen përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike dhe për të shmangur një tjetër proces zgjedhor.

“Në këto ditë ne do të mundohemi që të bëjmë të pamundurën të mundur për ta evituar një proces tjetër zgjedhor”, ka përfunduar ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.