Kamenica, partnere me UNDP, OSBE dhe Akademinë Folke Bernadotte
Kamenicë – Nënkryetari Fatmir Matoshi, ka thënë se është bërë punë e mirë gjatë procesit të aplikimit dhe se ka punuar me një ekip të mirë gjatë plotësimit të aplikacionit.
Përmes një e-maili Komuna e Kamenicës është njoftuar se është përzgjedhur në pilot projektin “Matja e Sundimit te Ligjit ne Administratën Publike”, që zbatohet nga UNDP, në bashkëpunim me Akademinë Folke Bernadotte, dhe OSBE-në.
Kamenica është përzgjedhur në mesin e tri komunave nga shumë komuna aplikuese për këtë projekt.
Nënkryetari Fatmir Matoshi, ka thënë se është bërë punë e mirë gjatë procesit të aplikimit dhe se ka punuar me një ekip të mirë gjatë plotësimit të aplikacionit.
Sipas tij, përfitimet e komunës nga ky projekt janë të ndryshme. “Në radhë të parë komuna do të bashkëpunojë me organizata kredibile botërore. Gjithashtu komunat pjesëmarrëse do të fitojnë vëmendje nga ministritë përkatëse për nismën dhe udhëheqjen e tyre. Më pas, ato do të llogariten të jene inovator në fushën e sundimit të ligjit dhe reformës së administratës publike. Për më tepër, projekti do të ketë ndikim pozitiv për procesin e integrimit në BE dhe për raportin e progresit të BE-së. Komunat pjesëmarrëse do të jenë në gjendje të angazhohen në aktivitete të organizuara nga FBA, UNDP apo Misioni i OSBE-së në Kosovë, si shkëmbimet e përvojave me kolegë mes komunave, vizitat studimore në vendet fqinje, apo punëtori mbi sundimin e ligjit në administratën publike” tha nënkryetari Matoshi.
Pilot projekti do të ketë vëmendje të veçantë në fushën e banimit social dhe do të zgjasë gjashtë muaj./rajonipress/


